Bashkë me militantët e tjerë të opozitës dhe punonjësit e Bashkisë Gjirokastër, tek KZAZ-ja ishte edhe kreu i PD-së, Dasho Aliko. Ai ka kërkuar lirimin e ambienteve të pallatit të sportit në respekt të vendimit të Presidentit Ilir Meta.
“Unë si këshilltarë ju kërkoj të na lironi ambientet e Bashkisë. Ju jeni nëpunës të shteti dhe dekreti i Presidentit e ka bërë nul datën 30. Ne kemi ardhur për të mbrojtur dekretin e tij si qytetarë por edhe si anëtar i Këshillit të Bashkisë. Ndaj ju lutem, hidhini materilet në një ambient privat dhe kjo të boshatiset dhe ti kthehet bashkisë”, u tha Dasho Aliko përfaqësuesve të KZAZ-së dhe oficerëve të Policisë së Shtetit që nuk lejonin hyrjen në ambientet brenda.









