• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Opozita greke në krizë, Tsipras kërkon të rimarrë partinë

23/02/2024
Opozita greke në krizë, Tsipras kërkon të rimarrë partinë

E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, i cili u dorëhoq nga kreu i partisë vitin e kaluar, kritikon kursin që po ndjek pasardhësi i tij, Stefanos Kasselakis, duke e sfiduar atë në një garë votëbesimi.

“Nuk mund të hesht, as nuk mund të marr pjesë në një konferencë që është planifikuar të injorojë çështje kritike në emër të optimizmit sipërfaqësor”, tha ai pak orë para fillimit të Kongresit të Partisë, në të cilin ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë.

Tsipras tha se kërkesa e Kasselakis për të mbetur kryetar partie, pavarësisht rezultatit në zgjedhjet europiane, mund të jetë pranuar, por pakënaqësia në radhët e partisë ekziston.

Ai kërkon një “çek të bardhë” për tre vjet, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve evropiane, duke e marrë kështu humbjen si të mirëqenë dhe duke i injoruar pasojat e saj. Ndërsa të tjerët nuk pajtohen në prapaskenë, por presin në heshtje të vijë dështimi elektoral, që ta fajësojnë atë.

Lidhur me votëbesimin, Tsipras thotë se është i domosdoshëm, pasi Kasselakis “u zgjodh pa qenë në gjendje të formulonte pozicionet dhe planin e tij në detaje”.

Në nëntor të vitit të kaluar, 11 deputetë u larguan nga SYRIZA, pasi nuk ishin dakord me atë që e cilësuan kthesë ideologjike të partisë nën liderin e ri. Kjo shënoi një çarje të thellë në partinë kryesore opozitare të vendit, duke i bërë shumë analistë të nisin të flasin për shpërbërjen e partisë. Vetë Tispras ishte dorëhequr menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve.

Tsipras e kritikoi largimin e tyre dhe formimin e një grupi të ri parlamentar të quajtur “E Majta e Re”.

Të mundurit në zgjedhjet e brendshme partiake tashmë janë larguar nga partia, pasi kanë humbur betejën e lidershipit, duke mos e vrarë mendjen se ai që përfiton nga përçarja jonë është kundërshtari ynë politik.

Stefanos Kasselakis, një ish-bankier, u zgjodh udhëheqës i partisë në shtator pas humbjes së thellë të Syrizës në zgjedhjet kombëtare të qershorit.

Syriza u katapultua në pushtet në kulmin e krizës së borxhit të Greqisë në vitin 2015, por humbi përballë partisë konservatore Demokracia e Re në 2019 dhe përsëri në qershor 2023, kur mori pak më shumë se 18% të votave.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al