• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Opozita në mbështetje të banorëve të Piskovës, Salianji dhe Bejko i bashkohen protestës kundër landfillit

29/01/2022
Opozita në mbështetje të banorëve të Piskovës, Salianji dhe Bejko i bashkohen protestës kundër landfillit

Banorët e fshatit Piskovë në Përmet kanë protestuar sot sërish kundër ndërtimit të vendit të grumbullimit të plehrave në afërsi të fshatit të tyre. Në përkrahje të tyre sot ka qenë deputeti i PD dhe njëkohësisht anëtari i kryesisë së PD, Ervin Salianji dhe i deleguari i PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko.

Banorët e Piskovës kanë qenë kategorikë në kërkesat e tyre që landfill-i të mos ndërtohet në territorin e fshatit të tyre aq më tepër në një zonë të mbrojtur siç është Bredhi i Hotovës pasi krijon impakt negativ në mjedisin turistik dhe parkut natyror të Bredhit te Hotovës.

Deputeti Ervin Salianji ka qenë i ashpër në deklaratën e tij për këtë çështje pasi ka përmendur se kjo çështje do të bëhet problem nga PD dhe do t’i dërgohet për ndjekje të mëtejshme SPAK pasi bëhet fjalë për një procedurë që bie ndesh me vullnetin e banorëve dhe që dëmton mjedisin në zonën e mbrojtur.

“Pavarësisht temperaturave të acarta, ne i japim zë qytetarëve kudo që ata kanë shqetësim dhe kudo që ka një hall, një vjedhje. Është një prej zonave më të bukura të Shqipërisë… Por duke qenë se është larg, qeveria ka menduar se mund të vidhet më kollaj duke ndërtuar një landfill. Kanë ndërtuar duke mos pyetur banorët, duke mos marrë asnjë vlerësim për ndikimin në mjedis..”

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe i deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko i cili nga ana e tij ka theksuar se PD do të kërkojë me ngulm ndalimin e këtij projekti që dëmton mjedisin dhe krijon probleme serioze në mirëqenien shëndetësore të banorëve të Piskovës.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al