• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Opozita vendos sërish për protestë më 25 maj

15/05/2019
Opozita hipokrite përballë familjes që kërkon ta lënë të qetë

Data 25 maj ora 19:00, është caktuar nga opozita e bashkuara si data e protestës së 6-të kombëtare para Kryeministrisë. Vendimi erdhi pas takimeve të kryetarit të PD, Lulzim Basha me aleatët në selinë blu.

E shtuna e 25 majit përkon edhe me zgjedhjet e Parlamentit Europian. Pas mbledhjes së zgjeruar me aleatët dhe aktivin e kryetarëve të PD, Lulzim Basha u shpreh vendimi unanim i opozitës është përballje ballore me të gjitha format me qeverinë e kapur nga krimi si dhe të zënë në përgjime në shitblerjen e votave të faktuara edhe nga Prokuroria. Sipas tij, vendi ndodhet në kushtet e grushtit të shtetit.

“Forumet më të larta drejtuese të PD dhe kryetarët e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi. Sot e gjithë Shqipëria dhe bota kanë kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës për atë që e pret në zbardhjen e dosjeve hetimore ku përfshihet drejtpërdrejtë Edi Rama. Vendimi unanim i opozitës është përballje ballore me të gjitha format. Që nga ky moment do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë bashkë me qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia”, tha Basha pas mbledhjes së Kryesisë.

E mërkura ishte një ditë e ngjeshur takimesh për kryetarin demokrat. Ditën e nisi me aleatët të cilët përcollën edhe mesazhi kryesor. “Nuk do lejojmë zgjedhje më datë 30 qershor me gjithë aksionin e mundshëm opozitar, në 360 gradë”, tha Dashamir Shehi.

Opozita zhvilloi të shtunën, 11 maj, si dhe dy ditë më pas, të hënën, dy protesta kombëtare radhazi. Javën e kaluar nuk munguan as aktet e dhunës, teksa drejt Kryeministrisë dhe Parlamentit, u hodhën bomba molotov. Disa efektivë policie mbetën të lënduar, ndërsa uniformat blu ushtruan dhunë edhe ndaj Sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull te Spitali i Traumës.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin?

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin?

30/12/2025
Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët, gjithë trishtimi ka dalë në sipërfaqe

Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët, gjithë trishtimi ka dalë në sipërfaqe

30/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al