• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Orëndreqësja e gurtë” – Irena Murto, gruaja që prej 40 vitesh rregullon orët e gjirokastritëve

15/07/2017
“Orëndreqësja e gurtë” – Irena Murto, gruaja që prej 40 vitesh rregullon orët e gjirokastritëve

Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve që të ndiqet arsimi profesional, në vendin tonë duket se nuk ka interes për profesionet artizanale nga brezat e rinj. Por historia dhe apeli i një gruaje që për 40 vjet punon si orëndreqëse në Gjirokastër është një shembull frymëzues se si profesione të tilla duhet të trashëgohen brez pas brezi për të mos humbur.

Në qytetin e gurtë të Gjirokastër, njohur edhe për pazarin e  tij karakteristik të punimeve artizane, ka një dyqan të vetëm që merret me riparimin e orëve mekanike.

Nëse zakonisht kemi parë meshkujt që e ushtorjnë këtë zanat, në Gjirokastër për më shumë se 40 vjet, Irena Murto, ia ka dalë të mbajë familjen me punën e saj si orëndreqëse.

Irena Murto: Në atë kohë që kam filluar unë nuk kishte orë me bateri, kishte orë mekanike dhe orë tavoline që i riparonim. Elektronika ka 12 vjet që ka filluar, megjithatë zanati është i bukur dhe pse i vështirë dhe me stres. Ndjej kënaqësi kur më vinë klientë këtu dhe nga qytete të tjera, dhe më thonë: Bravo, faleminderit.

Pavarësisht ritmit të shpejtë të përqafimit nga popullata të teknologjisë, Irena Murto, vijon të ketë klientët e saj, teksa mban me vete shqetësimin se kujt do t’ia lë zanatin trashëgimi.

Irena Murto: Kam dëshirë t’ia lë nipit ose mbesës këtë zanat se edhe koha po ikën, edhe po plakemi. Sa të kem takat do vi të punoj. Të rinjve tani u pëlqen më shumë të kenë ndonjë punë në shtet por ka dhe njerëz që e kanë dëshirë zanatin.

Për herë të pare në këtë dyqan Irena ka nisur të punojë në moshën 14 vjeç.

Sot është 60 vjeçe dhe ruan po të njëjtin pasion pavarësisht lodhjes dhe dekadave të kaluar në të.

Rasti i Irenës është një shembull dhe një kurajo se si të rinjtë të zgjedhin përmes arsimit profesional zanate të tilla, të cilat pavarësisht kohës, nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre.

Related Posts

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026
Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr
Kryesore

Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr

15/03/2026
Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë
Kryesore

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

15/03/2026
SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar
Kryesore

SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar

14/03/2026
Kishte lindur në Dervician, ja kush është doganieri që u gjet pa jetë brenda dhomës së hotelit në Sarandë
Kryesore

E rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Plas keq me Juelës dhe Gretës: Kujdes me vrimat

Plas keq me Juelës dhe Gretës: Kujdes me vrimat

15/03/2026
Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al