POLICIA E SHTETIT
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin F. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









