Nga punonjësit e Policisë në Komisariatin e Policisë Përmet në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Barjam Sejat, 64 vjeç, banues në Përmet.
Arrestimi i tij u bë pasi i kishte marrë me qira tokat shtetasit A.H, 70 vjeç, banues në Durrës, qiranë e të cilave e ka paguar me 42 kartëmonedha të prerjes 1000 lekëshe të dyshuara të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 42 kartemonedha të prerjes 1000 lekëshe.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 183/2 i Kodit Penal.