Pika kufitare në Kakavijë do të jetë e bllokuar sot dhe nesër pêr disa orë. Shkak është riparimi i sistemit kompjuterik nga pala greke. Të paktën kështu njofton policia e Gjirokastrës.
Më poshtë njoftimi i plotë.
Në kuadër të bashkëpunimit reciprok me autoritetet policore greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, njoftohemi se sot më datë 23.02.2019 nga ora 16:00 deri në orën 20:00, për shkak të riparimeve që kryhen në sistemin kompjuterik pala greke, do të ketë një ndërprerje të punës nga kjo pikë kalimi. Gjithashtu riparime do të ketë edhe midis orës 04:00-06:00 të datës 24.02.2019.
Njoftohen të gjithë qytetarët dhe subjektet tregëtare që të shmangin oraret e mësiperme me qëllim që të evitohet konfuzioni dhe radhët e gjata. Policia e Shtetit ju falenderon paraprakisht për mirëkuptimin.









