Deputeti Flamur Golemi ishte sot në lagjen ‘Punëtore’ ku u takua me banorët e pallatit që rrezikon shembjen. I shoqëruar nga prefekti Astrit Aliaj, Golemi ka siguruar banorët se do të merren masat për të gjetur zgjidhjen më të mirë.
“Të presim raportin e Shërbimit Gjeologjik dhe më pas të veprojmë. Kjo situatë e krijuar në Gjirokastër është një rast më tepër që na tregon se duhet të mos abuzojmë me natyrën, me ndërtimet vend e pavend dhe të mos neglizhojmë fjalën e specialistëve të gjeologjisë”, shkruan në Facebook deputeti socialist.










