Teksa po rrezikon të shembet një pallat pesë katësh në lagjen ‘Punëtori’, policia e Gjirokastrës ka kallëzuar në prokurori gruan e cila po kryente punime në objektin aty pranë, punime të cilat dyshohet se shkaktuan çarjen e tokës mbi të cilën është ngritur pallati.
Sipas policisë, është bërë kallëzim për shtetasen M.K, vjec 42, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 05.01.2018, në lagjen “Punëtore”, në objektin në pronësi të saj, po kryente punime pa leje. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.
Ndërkohë një ditë më parë zonja e këtij objekti ka shkuar te banorët e pallatit për t’i sqaruar se punimet që ajo po kryente s’kishin asnjë ndikim te çarja e tokës dhe se ajo që kishte ndodhur ishte për shkak të errozionit.
©ArgjiroLajm.net









