Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, pranë Kordhocës. Nga të dhënat e para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Po nga raportimet paraprake, Argjiroja.net mëson se një prej të lënduarve është punonjës i Policisë së Shtetit. 3 të plagosurit ndodhen në spital ndërsa policia po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Sic shihet nga pamjet me poshte perplasja ka qene e forte dhe demtomi i makinave eshte i konsiderueshëm.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B..
Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
©Argjiroja.net