Jo vetëm fishekzjarre, por edhe breshëri me armë zjarri.
Kjo është mënyra sesi është pritur ndërrimi i viteve në Shqipëri, edhe pse në ditët e fundit të 2019, Policia e Shtetit deklaroi një plan masash të forta për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Videot që qarkullojnë në rrjet tregojnë momente sesi individë të ndryshëm kanë zgjedhur të qëllojnë me armë zjarri, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.
E gjithë skena ndodh në një kohë kur në të gjitha kryeqytetet europiane vijnë momente me të vërtetë të veçanta të ndërrimit të viteve, ndërsa në Shqipëri, duket se nuk harrohet zakoni i të shtënave në ajër.
Sot policia nuk raportoi mbi ndonjë incident, duke mos i dhënë rëndësi pamjeve që qarkullojnë në rrjet. Ndoshta fakti se nga të shtënat nuk ka pasur persona të plagosur apo të lënduar, në njoftimet policore është zgjedhur që raste të tilla, qoftë edhe sporadike, të mos raportohen. Gjithsesi videot e mëposhtme s´kanë nevojë për koment dhe secili mund të bëjë interpretimin e tij.
View this post on Instagram









