Argjirolajm.net ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur në Tiranë ku mbetën të plagosur 9 persona. Një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete në vendin e quajtur ‘Ura e Tajvanit’. Sipas dëshmisë së shoferit të autobusit, Agron Xhafa, 63 vjeç, ka deklaruar, se nuk ndihej mirë në momentin që ndodhi aksidenti. Ai ka treguar se vuan nga diabeti dhe zemra. Nga verifikimet ka rezultuar se autobusi nuk ka ndaluar për të zbritur apo për të marrë pasagjerë në stacion, por ka qenë në lëvizje siç dallohet edhe nga pamjet.









