• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pamje të rënda nga Saranda, dhuhohet qytetari që denoncoi biznesmenin: Do t’i vrasim fare, do t’i zhdukim si pallat (VIDEO)

08/04/2020
Pamje të rënda nga Saranda, dhuhohet qytetari që denoncoi biznesmenin: Do t’i vrasim fare, do t’i zhdukim si pallat (VIDEO)

Kohë më parë emisioni “Stop” ka transmetuar rastin e një konflikti në Sarandë për një ndërtim. Leja e ndërtimit, e shkruar nga Bashkia e Sarandës për një subjekt privat, rezulton më e madhe se objekti ekzistues. Gjithashtu mos respektimi i distancës nga objekti në objekt, ka krijuar konfliktin. Një pallat 6-katësh, që rrezikon të shembet, i bllokon dritaret dhe ballkonet në pjesën ku ndërton Nexhip Sulejmani. Po ky konflikt duket se nuk është ndalur.

Erion Prifti, palë në këtë histori, tregon për emisionin “Stop” se ditën e djeshme është dhunuar nga tre persona dhe është kërcënuar me jetë nga djali i Nexhip Sulejmanit, dhëndri dhe nipi i tij. Erioni ka përfunduar në spital dhe thotë se dhunuesit e tij as janë arrestuar dhe as ndaluar nga policia e Sarandës.

I dhunuari Erion Prifti: Quhem Erion Prifti! Jam banor i rrethit të Sarandës. Kam marrë një apartament në lagjen Kanali i Cukës. Aktualisht apartamenti ndodhet mbi Hotel Nertilin, pranë BukenVilës. Unë me zotërinë në fjalë kam një procedurë gjyqësore. Kisha bërë një kërkesë para nja 3 muajsh, për t’i ndërprerë punimet edhe për shqyrtuar, sesi ka dalë, sesi është leja e atij zotërisë…? Zotëria në fjalë më ka ardhur tek ballkoni dhe më ka prish të gjithë fasadën e shtëpisë time.

I dhunuari Erion Prifti

Gazetari: Pra ky është konflikti, ju jeni në një proces gjyqësor me zotin Nexhip Sulejmani?

I dhunuari Erion Prifti: Unë jam në një proces gjyqësor me zotin Nexhip Sulejmani edhe për arsyen, se kemi këtë koronavirusin dhe nuk pata mundësi, që të vazhdoja ta hidhja në gjyq në themel edhe e lashë situatën, që të mbarojë një çikë kjo situata e vështirë që ndodhemi tani në këto momente… Nejse! Pas këtij konfliktit, që pata me bisedime me Nexhip Sulejmanin, zbres poshtë nga ora 12:20-12:25, iki të marr nja dy gjëra në supermarket, për fat të mirë dhe supermarketin e kam në derë të shtëpisë, ndërkohë që pa vajtur atje, ndodhi ajo, që ndodhi…

Gazetari: Kush është ai personi që ju ka ndalur në fillim?

I dhunuari Erion Prifti: Djali i zotit Nexhip Sulejmanit, dhëndri i Nexhip Sulejmanit dhe nipi i Nexhip Sulejmanit. Personi, që më mban nga krahu, më thotë dua të bëj një bisedë, të sqarojmë një gjë.

Gazetari: Kush ishte ky personi që të ndaloi në fillim?

I dhunuari Erion Prifti: Nuk e njoh me emër, është nipi i Nexhip Sulejmanit, personi i dytë, që vjen direkt dhe bën goditjen, është djali i Nexhip Sulejmanit, personi i tretë, që afrohet dhe më gjuan është Nertili, dhëndri i Nexhip Sulejmanit.

Gazetari: Ju keni denoncuar, ju ka ardhur policia? Doktori çfarë ka thënë?

I dhunuari Erion Prifti: Doktori erdhi, mbajti një proces-verbal, erdhi dhe OPGJ, mbajti dhe ai një proces-verbal. Mbas një momenti kishin shkuar tek dyqani ku mora videot edhe i kishte treguar videot zotëria, shikoni çfarë i keni bërë djalit. Dhe i kishin thënë që ne do t’i vrasim fare, do t’i zhdukim si pallat.

Gazetari: Personat që ty të kanë dhunuar nuk janë arrestuar?

I dhunuari Erion Prifti: Po!

Emisioni “Stop” ka mundur të sigurojë edhe videon, që tregon aktin e dhunimit të Erionit nga personat e identifikuar prej tij.

Aty shfaqen tre persona. Në fillim duket një person, i cili kërkon të takojë Erion Priftin. Takimi në pamje të parë duket normal, por më pas dallohet që në këtë bisedë diçka nuk shkon.

Pamje nga rrahja barbare

Në cepin e murit nga krahu i majtë dallohet një person që vjen dhe grushton Erion Priftin në kraharor. Nga ana tjetër e trotuarit vjen personi i tretë i cili tërheq Erion Priftin drejt rrugës. Në video duket qartë dhuna barbare e tyre në ngjarjen që ka ndodhur dje, 4 Prill 2020.

Pamje nga rrahja barbare

Ngjarja ndodh në harkun kohor të një minute. Është një qytetar i cili ndërhyn dhe disa persona që dalin nga ana tjetër e trotuarit që  ndalojnë dhunën./ Marrë nga Tv Klan

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al