Fotografi i njohur Armando Babani ka publikuar në faqen e tij në Facebook një foto të para 27 viteve, shkrepur te spitali psikiatrik i fëmijëve në Tepelenë. Pamjet janë realisht të rënda dhe dëshmojnë qartë mjerimin në atë institucion, ku do duhej që përkujdesja ndaj të sëmurëve të ishte në një tjetër nivel, kurrsesi jo si në foton që po shohim. ‘Ne nuk do të harrojmë kurrë”, shkruan Babani teksa publikon foton.
©argjiroja.net