Drejtoria e Burgjeve la të lirë sot Fredi Belerin për 6 orë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshes së tij në Himarë. Forca të shumta policore e shoqëruan kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, por në disa momente pati edhe përplasje me mbështetësit e Belerit. Për turp këta të fundit nisën në fyerje dhe sharje kundrejt forcave të Policisë së Shtetit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. “Derra, derra… largohuni…”, dëgjohen thirrjet e disa mbështetësve të Fredi Belerit kundër forcave të policisë. Ajo që do duhej të ishte një ceremoni mortore normale në respekt edhe të kodit të vdekjes, u shndërrua në një manifestim politik e me thirrje kundër shtetit shqiptar. Shihni pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale.









