Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamje të rënda nga spitali Infektiv, ku edhe janë të shtruar pacientë të infektuar nga pandemia e Covid-19.
Në video shfaqen duke rënkuar disa pacientë të intubuar dhe me maska oksigjeni, ndërkohë që mjekët dhe infermierët që vrapojnë për të dhënë ndihmën e tyre. Ndërkohë që në video dëgjohën edhe pacientë që shprehen: O vdiqa, o moj nona ime.
“SPITALI INFEKTIV PA KOMENT! Lutemi #VendoseniMaskën. Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur”, shkruan ministrja dhe publikon pamjet e rënda nga Spitali.