Nga Panajot Barka
Ishte e pritshme që vendimi i qeverisë greke për zgjerimin e ujrave territoriale të Greqisë në detin Jon nga 6 në 12 milje, të ngjallte interes në opinionin publik shqiptar. Por kursesi, nuk mund të pritej një riciklim në ekstrem të përpjekjës për manipulimin e tij, vetëm nëpërmjet retorikës bosh, dizinformimit e abuzimit. Vetëm nëpërmjet dhe në funksion të ndjesisë antihelene që qarqe të njohura “akademiko-mediatike” por edhe politike në vend, mundohen t’i imponojnë opinionit shqiptar, në emër të nacionalizmit, të përfitimit të brendshëm politik dhe në interes të të tretëve.
Mjedisi i këtij cikli reagimesh, më mirë se çdo cikël të shkuar, nxori më në pah origjinën strukturore të tij, si edhe papërgjeshmerinë kulmore në marrëdhëniet me fqinjet …. (Në rastin “e rrezikutr helen” promovohet si garant i sovranitetit kombëtar, populli dhe jo shteti dhe strukturat e tij…!!!)
Abuzimi dhe qëllimi
Së pari, zgjerimi i ujrave territoriale nga ana e Greqisë është e drejtë eksluzive e saj, ashtu si e çdo vendi tjetër sovran, që rrjedh nga e drejta ndërkombëtare, UNCLOS-82, Shqipëria bëri zgjerimin e ujrave të saj territoriale, nga 6 në 12 milje, që para viteve 90’, madje pa njoftuar fare fqinjet. (Greqinë, Italinë, ish Jugoslavinë) (!!!)
Së dyti, qëllimisht, ngatërrohet koncepti dhe praktika e ujrave territoriale (Në këtë rast të Greqisë), me hapësirën e përbashkët të Zonave Eksluzive Ekonomike detare midis dy vendeve. Gjeografikisht, e para ka të bejë me hapësirën detare në perendim të Korfuzit. Pra nuk ka asnjë lidhje me asnjë segment detar të Shqipërisë. Ndërsa realiteti i dytë, ka të bëjë me hapësirën detare midis brigjeve joniane të Shqipërisë dhe Greqisë, në kanalin e Korfuzit, (ana lindore e tij për Greqinë dhe kufiri kontinental i shtetit shqiptar). Kuptohet që vetëm për rastin e dytë kërkohen marrëveshje dypaleshe. Midis dy vendeve, pavarësisht nga pericepitë, procesi i negocimit për një marrëveshje të re të këtij deti, (pas asaj të 2009ës) është në fuqi dhe pritet të vijojë në bazë të të gjitha akteve ndërkombëtare. Ndërkohë askush nuk ka të drejtë as ta paragjykojë, as ta vë në dyshim, as të përpiqet ta manipulojë për interesa të tjera.
Së treti, motivimi “i reaksionit” ngrihet mbi të njëjtën bazë: – pretendimin e “rrezikut helen”, si shprehje e integritetit të nacionalizmit shqiptar, pavarësisht se sa iracional, i pabazë, dhe virtual është ky rrezik dhe çfarë e vërtete duian të fshehin kultivuesit e tij. Në rastin konkret po bëhen më të dukshme interesat e faktorit të tretë, për të cilat janë thirrur në skenë të njëjta qarqe medjatiko-politike shqiptare. Nuk synohet thjeshtë që në kushtet e tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë të mbahet larg çdo mundësi afrimi e bashkëpunimi midis Tiranës dhe Athuinës. (Intensiteti agresiv në rritje dhe krej i pabazuar i reagimit të tanishëm në Shqipëri me “shkak” deklaratën mëse legjitime të qeverisë greke, duket se do t’i bëjë të vështira inisiativat komunikuese dhe bashkëpunuese me Tiranën të ndërmarra dhe kësaj here, ashtu si historikisht, nga Athina!). Por lëxohen qëllime më konkrete. Në interesat e Shqipërisë me Greqinë të krijohen precedentë të ngjashme me ato të pretenduara nga Turqia në raport me Greqinë në Mesdheun Lindor dhe Egje. (!!)
U vërtetua me pohime krenarie të drejtpërdrejta se prapa “zbulimeve” të faktorëve shqiptarë të 2010ës për “shitje interesash kombëtare” në marrëveshjen e detit të 2009-ës me Greqinë dhe materialit për Gj. Kushtetuese të PS-së për rezimin e saj, ishte dora e eksperteve ushtarakë turq. U vërtetua dhe qëllimi: Kërkohej që ishujt e vegjel Grekë pranë Korfuzit të mos kishin influencë detare të barabartë me kufirin kontinental. (Të njejtën gjë që kërkon dhe Turqia ndaj Greqisë në Egje dhe Mesdheun Lindor).
Tani të njëjtët autorë flamurmbajtës të 2010-ës (të ngritur medjatikisht në pjedestal heroi) na zbulojnë se statusi i përkatësisë shtetërore të ishujve të vegjel në veriperendim të Korfuzit duhet të vihen në dyshim, se, pretendojnë ata, më shumë i takojnë Shqipërisë se sa Greqisë! (Pra, synohet krijimi i një precedenti të ngjashëm me ishullin grek Kastellorizo në skaj të detit Egje!). Ndërkohë, duke abuzuar me statusin e heroit medjatik, ata kërkojnë imponimin e vasalitetit të Greqisë ndaj Shqipërisë për ujrat territoriale greke. E dinë se nuk kanë asnjë të drejtë, por njëkohësisht e dinë se opinioni publik do t’i konsumoj “të vërtetat” e tyre të paverifikueshme, mjaft që lidhen me “rrezikun helen”.
Do të ishte gabim, sidomos sot, të mirrje përsipër, qoftë edhe me shfaqje mendimi, orientimin që duhet të kenë marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë. Por besoj se është e domosdoshme të theksosh se do të jetë gabim nëse për interesat e Turqisë, Tirana do të sakrifikojë interesat me Greqinë. Kjo do të ishte sot gabim me kosto të lartë për interesat globale të Shqipërisë (!!) Për ta kuptuar besoj se mjafton të mirret në konsideratë qëndrimi i BE-së, i SHBA-së dhe faktorit tjetër të rendësishëm ndërkombëtar e fqinjësor i Shqipërisë, në tensionin Greqi-Turqi në M. Lindor.
Miti i rremë i rrezikut helen
Në këtë kuadër, nuk mund të mos shtohet shqetësimi që prodhon miti i rrëmë i anithelenizmit si mundësi efektive për të gjallëruar nacionalizmin shqiptar, sidomos për konsum të brenshëm. Kjo nuk është e dëmshme vetëm se të çon në mendësi të fundit të shekullit të 19të, por se këto mendësi shfaqen si piksynime etnike të palotësuara, që kanë për bazë realitete të krijuara në kuadër të pushtimeve të Perandorisë Otomane në rajon dhe lëxohen si pjesë e dogmave të reja që Turqia kërkon të krijojë në realitetet e sotme Ballkanike dhe në Mesdhe.
Shqipëria është vend fqinjë me Greqinë, prej të cilës ka marrë kulturë, gjuhë, mitologji, folklor, traditë, që përbëjnë edhe sot vlera aktive perendimore, kulturore e turistike. Për këto realitete duhej të shquhej vlera e mirënjohjes, e krenarisë dhe e fatit të madh për këtë fqinjësi. Ashtu siç bën Italia për kulturën grekoromake, apo vendet e tjera perendimore për kulturën greke.
Eshtë e vështirë të kuptohet dhe të interpretohet energjia e harxhuar nga faktori shqiptar për të bërë gjënë më të pamundur, të shkulë nga vetja helenizmin, ose t’ja mohojë si trashëgimi popullit grek, si një mundësi përvetësimi prej tij, ose të vendos vetën në korsinë pararendëse të kulturës greke. Dhe ky proces, i mbeshtetur shpesh nga struktura shtetërore të kualifikuara, përndez antihelenizmin, që aktualizohet në politikën e ditës dhe kanalizohet në plazmimin e idesë dhe platformës kombëtare. Mekanizmi funksionon në bazë të intokrinimit të faktorit shqiptar, pa marrë parasysh firon e madhe në kredibilitetin akademik e shkencor të qasjes së historisë shqiptare nga faktori akademik perendimor.
Abuzimi antihelen për abuzim politik të ditës
Por ky tension ka marrë çuditërisht një dimesion të mbrehtë në zhvillimet politike të brendshme. Ndryshe nga hërët e tjera që kryeministri Rama rrembënte flamurin e antihelenizmit, kësaj hëre ai u miqësua me asnjanësinë e fshehur pas së drejtës juridike ndërkombëtare të Greqisë për zgjerimin e ujrave të veta trritoriale. Ndoshta ia imponoi këtë qëndrim përgjegjësia e madhe politike, që kërkon prej Shqipërisë të mos mplikset hapur në krah të njerës palë (Turqisë) në tensionin e Mesdheut Lindor. Por nuk përjashtohet dhe mundësia që Rama, ashtu si paraardhësit e tij, të ketë vlerësuar rolin e Greqisë në përcaktimin e fituesit zgjedhor në Shqipëri dhe të pranojë aleancën me të. Kjo provokoi merinë e kundërshtarëve të tij politikë, të cilët po shfaqen me antihelenë se Rama i dikurshëm dhe harrojnë, në emër “të sovranitetit kombëtar” veprimet e ngjashme të tyre.
Ndërkohë, Rama me qëndrimet e veta ushqen “zjarrin e ndezur”, zjarr të cilin ai mund të shfrytëzojë nëser për të pretenduar rolin e përcaktuesit të rregullave të lojës në bisedimet me Greqinë për kufirin e Zonës Eksluzive Ekonomike midis dy vendeve. Për këtë ai më siguri do të përdorë si argument “pamundësinë për të anashkaluar reagimin nacionalist” antihelen të opinionit publik dhe faktorit politik. Njëkohësisht ai i ka kthyer paraprakisht përgjigje nëgative Athinës për pamundësinë e fillimit të negociatave për detin, për arsye teknike (grupi i paplotë negociator) që varen nga presidenti, i cili dikur akuzohej se pengonte qeverinë për negociatat për t’i ardhur në ndihmë Greqisë! Pra, Rama në lidhje me bisedimet për Zonën Eksluzive Ekonomike me Greqinë, po therret për aleatë kohën, si mënyra më e mirë për t’i shërbyer edhe aleatit më të shtrenjtë të tij-Erdoganit. Nga ana tjetër me qëndrimet e tij dhe aleat kohën po tenton dhe ia arrin për të tërhequr në qorsokak dhe konsum politik parazgjedhor pa bereqet opozitën dhe presidentin (Kjo për aq kohë sa ata e dinë që zgjerimi i ujrave territoriale në 12 milje nga ana e Greqisë është e drejtë eksluzive e saj dhe nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe interesat e saj, ndërkohë që e akuzojnë Ramën për “tradhëti kombëtare” dhe “mungesë transparence”) /TemA