• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pandemia, aktorja shqitare i vjen në ndihmë Shqipërisë, dhuron shtretër spitalorë, zjarrfikëse dhe autoambulanca

13/12/2020
Pandemia, aktorja shqitare i vjen në ndihmë Shqipërisë, dhuron shtretër spitalorë, zjarrfikëse dhe autoambulanca

Aktorja shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler vijon kontributin e saj në ndihmë të institucioneve shqiptare për përballimin me sukses të gjendjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Ajo ka dhuruar 40 shtretër dhe orendi të tjera spitalore, autoambulancë, gjashtë furgona, dy zjarrfikëse dhe pajisje informatike për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjesti është vlerësuar shumë nga Ambasada Shqiptare në Zvicër. Përmes Këshilltarit të saj në Bernë, z.Valon Gashi, Ambasada shprehu mirënjohjen për familjen Blättler, “e cila gjatë këtyre viteve nuk ka reshtur së ndihmuari institucione të ndryshme shqiptare dhe njëkohësisht vijon të kontribuojë në promovimin e artit e kulturës shqiptare në Zvicër”.

Vetë znj. Dhimojani Blättler, u shpreh në rrjetet sociale se prej kohësh ka kontribuar modestisht për të ndihmuar Himarën dhe Shqipërinë dhe falenderoi bashkëshortin Stefan Blättler për mbështetjen e këtyre nismave humanitare. Në shtator të këtij viti familja Blättler dhuroi respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Zhaklina Dhimojani Blättler është e njohur për rolet e saj në filmat e para viteve ’90, filmi ‘Mimoza Llastica’ . Ajo ka jetuar prej thuajse 30 vitesh në Itali e Zvicër. Pikërisht në Bernë, është drejtuese e Sektorit të Marrëdhënieve me Ballkanin pranë “PPCE”, zyrë konsulence e fokusuar në çështjet e sigurisë publike dhe private, kulturës dhe turizmit.

Që nga zgjedhjet e qershorit 2019, Znj. Dhimojani Blättler është anëtare e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe kryetare e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake. Pas përvojës së saj të gjatë jashtë vendit ajo dëshiron të kontribuojë për zhvillimin e Bregut dhe gjithë Shqipërisë.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën!

E papritur në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën!

25/12/2025
Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al