• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pandemia në qendër të garës Trump – Biden për president të SHBA

07/10/2020
Pandemia në qendër të garës Trump – Biden për president të SHBA

Kur kanë mbetur më pak se një muaj deri në ditën e zgjedhjeve, shumë amerikanë po votojnë herët, ose përmes postës, ndërsa shumë të tjerë pritet të shkojnë në qendrat e votimit më 3 nëntor. Ish nënpresidenti dhe kandidati demokrat për president, Joe Biden po zhvillon tubime zgjedhore në shtetin e Floridës, ndërsa Presidenti Donald Trump, i cili është ende duke u shëruar nga COVID-19, njoftoi se së shpejti do t’i kthehet fushatës.
Presidenti Donald Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë ku po vazhdon shërimin nga koronavirusi, ndërsa tha përmes Twitter-it se do të marrë pjesë në debatin e radhës me rivalin demokrat, Joe Biden në Majami më 15 tetor.
Në një video tjetër të publikuar po në Twitter, zoti Trump foli për sëmundjen që e detyroi të shtrohet në spital.
“Mos e lejoni koronavirusin t’ju mbizotërojë. Mos e lejoni t’ju kontrollojë jetën. Mos e lejoni të ndodhë. Kemi vendin më të mrekullueshëm në botë. Do të kthehemi. Do të kthehemi në punë. Do të jemi në vijën e parë. Si udhëheqës i juaji e kisha detyrim këtë. E di që është e rrezikshme, por nuk kisha rrugë tjetër. Qëndrova në vijën e parë dhe udhëhoqa”, tha zoti Trump në videon që publikoi në Twitter.
Por qasja e zotit Trump ndaj pandemisë është kritikuar nga
Joe Biden, gjatë një diskutimi të organizuar nga rrjeti NBC News të hënën.
“Këto maska janë të rëndësishme. Shpëtojnë jetë. Parandalojnë përhapjen e sëmundjes. Në vend që të flas për distancimin shoqëror, në postimet e tij shoh thirrje për të mos u shqetësuar për këtë gjë. Ka shumë për t’u shqetësuar sepse 210 mijë njerëz kanë vdekur”, tha zoti Biden.
Zoti Biden po zhvillon fushatë në Florida, një prej shteteve që mund të jenë përcaktuese për rezultatin e garës presidenciale.
“Siç e dini të gjithë, ua them sinqerisht, nëse ne fitojmë Floridën keni fituar ju”, tha zoti Biden në tubimin e tij elektoral.
Ndërsa zoti Biden kryeson në sondazhet kombëtare, një sondazh i ri nxjerr zotin Trump shumë afër me zotin Biden në Florida, një shtet që presidenti e kishte fituar më 2016.
Votuesit mbi 65 vjeç llogariten si çelësi i fitores në ShBA sepse ata janë më të përkushtuarit, thotë analisti politik Raphael Sonenshein.
“Duket se një grup i vogël votuesish të moshuar të zotit Biden, që janë baza absolute e republikanëve, po rritet”, thotë Raphael Sonenshein.
Debati i sotëm i kandidatëve për nënpresident në qytetin Salt Lake është ngjarje e rëndësishme e fushatës, sidomos pas sëmundjes së zotit Trump.
“Ju kujton të gjithëve se është një 74 vjeçar që garon për president kundër një 77 vjeçari dhe kemi dy njerëz mjaft të rinj, njëri nënpresident ndërsa tjetra kandidate për këtë pozitë që shumë lehtë mund të jenë kandidatët e ardhshëm”, thotë analisti Sonenshein.
Mënyra se si nënpresidenti Mike Pence dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris bëjnë debat dallon. Zonja Harris është ish prokurore nërsa zoti Pence ish guvernator dhe autor i një emisioni në radio.
Si kreu i ekipit të punës kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, zoti Pence pritet të mbrojë përgjigjen e adiministratës ndaj COVID-19.
Analistët politikë vlerësojnë se rezultati i zgjedhjeve do të jetë një referendum mbi mënyrën se si Presidenti Trump menaxhoi pandeminë. /VOA

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sulmi tremb Allegri-n, Leao-Pulisic dyshja që nuk po “ndez” – Balkanweb.com – News24

Sulmi tremb Allegri-n, Leao-Pulisic dyshja që nuk po “ndez” – Balkanweb.com – News24

26/02/2026
Rama: Balluku më ka dhënë dorëheqjen 3 herë. Për imunitetin do pres raportin e Këshillit të Mandateve

Rama: Balluku më ka dhënë dorëheqjen 3 herë. Për imunitetin do pres raportin e Këshillit të Mandateve

26/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al