• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pandemia zbraz Santorinin, shihni pamjet (VIDEO)

07/05/2020
Pandemia zbraz Santorinin, shihni pamjet (VIDEO)

Destinacionet më turistike të Greqisë po vuajnë efektet e pandemisë së koronavirusit. Ishulli i njohur i Santorinit ka mbetur pa vizitorë në këtë fillim sezoni veror. E ardhmja atje mbetet e paqartë pasi qeveria ende nuk ka vendosur si do veprojë këtë vit me turizmin e huaj.

Ishulli i Santorinit është një nga destinacionet më turistike në Greqi, por kriza pandemike që ka ndalur botën nuk ka mbetur pa u reflektuar as atje.

I njohur për peizazhet si për kartolina, shtresat me shtëpi të bardha dhe shkëmbinjtë vullkanikë, rrugët e kalldrëmta dhe ballkonet e ishullit janë shkretuar nga spektatorët.

Teksa ka nisur sezoni veror i turizmit, bizneset lokale përballen me kostot e produkteve për të cilat ata kanë shpenzuar para por që tani kanë mbetur stok.

“Grupe me turistë kalonin tërë kohës lart e poshtë këtyre rrugëve, kinezë, amerikanë, kushdo. Tani rrugët janë zbrazur, ky është fundi për ne.”

“Është e vështirë, njerëzit kanë frikë të vijnë edhe pse në ishull nuk është dëgjuar asnjë rast me virus.”

“Të gjithë mallin e kemi paguar por kush do na i kompensojë shpenzimet. Do rihapemi me energji pozitive, kaq mund të them,” tregojnë disa pronarë dyqanesh dhe restorantesh ishullorë.

Turizmi konsiderohet shtyllë e ekonomisë greke dhe i siguron vendit miliarda euro të ardhura çdo vit dhe vende pune një në pesë qytetarëve grekë.

Një proteste simbolike për efektet e krizës së koronavirusit iu bashkuan një ditë më parë stafi i bareve dhe i restoranteve në të gjitha qytetet greke.

Në Greqi pandemia e koronavirusit ka infektuar mbi 2,600 veta dhe u ka marrë jetën mbi 140 të tjerëve.

Nga dita e hënë, qeveria ka lehtësuar disi masat e jashtëzakonshme kundër përhapjes së koronavirusit, duke i lënë 11 milionë banorët e vet më të lirë në lëvizje, por sërish nën rregullat strikte të maskave dhe të distancimit social në publik.

Kufizimet për udhëtimet dhe fluturimet nga jashtë janë ende në fuqi.

Ndërkohë që disa biznese janë rihapur, shkollat pritet të rifillojnë mësimin javën e ardhshme ndërsa ndërtesat e kultit do presin besimtarë pas dy javësh.

Related Posts

Mariah Carey, “Mbretëresha e Krishtlindjeve”/ Shifra marramendëse që fiton këngëtarja çdo vit nga “All I Want for Christmas Is You”
Lifestyle

Mariah Carey, “Mbretëresha e Krishtlindjeve”/ Shifra marramendëse që fiton këngëtarja çdo vit nga “All I Want for Christmas Is You”

20/12/2025
Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt
Lifestyle

Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt

17/12/2025
Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë
Lifestyle

Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë

17/12/2025
Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?
Lifestyle

Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?

16/12/2025
“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026
Lifestyle

“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026

15/12/2025
NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët
Lifestyle

NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

14/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al