Momente tensioni janë regjistruar në Katar gjatë një transmetimi televiziv të dedikuar për Champions League në kanalin BeIN Sports. Gjatë emisionit, qetësia në studio u ndërpre nga një alarm që u aktivizua në pajisjet e disa prej personave të pranishëm, duke paralajmëruar për raketa të mundshme të lëshuara nga Irani. Pavarësisht situatës së pazakontë, moderatori dhe të ftuarit në studio ruajtën qetësinë dhe vijuan të informojnë shikuesit për atë që po ndodhte.
Ndërkohë, situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ka ndikuar edhe në futbollin evropian. Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka mbetur i bllokuar në Doha për shkak të kufizimeve në fluturime dhe nuk do të mund të jetë i pranishëm në ndeshjen e parë ndaj Chelsea, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League.








