Bashkia Tepelenë ka nxjerrë për të dhënë me qira një pyll në fshatin Gusmar të Kurveleshit për një afat prej 10 vitesh. Sipas njoftimit thuhet se qëllimi i përdorimit të pyllit duhet të jetë për pushim, argëtim, qëllime shëndetësore, shoqërore dhe për veprimtari turistike e kampingje (kënde lojërash e mjedise sportive). Vlera e qirasë nis nga 750 mijë lekë të vjetra për hektar në vit. Sipërfaqja e pyllit është dicka më shumë se gjysmë hektar (6.4 dynim). Më poshtë njoftimi i plotë.©argjiroja.net