Që me nisjen e protestës së studentëve ka gjithashtu edhe një debat mbi menaxhimin e fondeve në universitetet publike. Studentët kanë kërkuar edhe vetting në radhët e akademikëve, të cilët në shumë raste janë pasuruar në mënyrë të paligjshme. Rektorët dhe dekanët janë natyrisht në majë të piramidës, pasi për shkak të postit që kanë edhe pushteti i tyre është më i madh. Le të shohim sot se cila është pasuria e deklaruar nga rektori i Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër, Bektash Mema. Në fotot më poshtë është deklarata e tij e pasurisë në vitin 2016, moment kur u zgjodh rektor i universitetit.
Pasuri të paluajtshme
1) Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 64.8 m2 blerë më 31.07.2007, vlera 2 400 000 lekë.
2) Pronar me 100 % i një garazhi me sip. 13 m2 blerë në Qesarakë-Dajt më 31.07.2007, vlera 400 000 lekë. Të ardhurat për blerjen e këtyre dy pronave janë nga: Më 22.11.1995 është shitur një ap. me sip. 54.8 m2 në Gjirokastër i përfituar nga privatizimi, vlera 1 000 000 lekë plus % bankare 300 000 lekë për periudhën 1995 – 2005; Më 18.08.2004 është marë hua shuma prej 3 100 000 lekësh e cila është shlyer ndër vite. Me dy burimet e mësipërme të të ardhurave u ble një apartament në Tiranë më 06.10.2005 me sip. 90 m2, vlera 1 950 000 lekë i cili u shit më 24.07.2007 në vlerën 69 000 euro. Një pjesë e likuiditetit të përfituar nga shitja e tij shërbeu për blerjen e apartamentit tjetër dhe garazhit.
3) Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 94 m2 blerë në Gjirokastër më 28.08.2012 me të ardhura nga shitja e ap. në Tiranë, vlera 4 590 490 lekë.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
1) Gjendja e llogarisë bankare, llogari page më 25.06.2016, 123 554 lekë.
2) Gjendja cash, kursime familjare ndër vite, 10 000 euro.
3) Bashkëshortja, Znj. Vezire Mema, gjendja e llogarisë rrjedhëse, 151 836 lekë.
4) Bashkëshortja, Znj. Vezire Mema, gjendja e llogarisë së kursimit, 232 576 lekë.
4) Bashkëshortja e djalit Oltjan, Griselda Mema, gjendja e llogarisë së kursimit 1 457 861 lekë.
5) Bashkëshortja e djalit Oltjan, Griselda Mema, gjendja e llogarisë së pagës, 6 243 lekë.
Automjete
1) Pronar me 100 % i një autoveture tip ‘Land Rover’ blerë në prill 2015 me kursime të pagave ndër vite, vlera 2 500 euro.
2) Djali, Z. Oltjan Mema, pronar me 52 % i një autoveture tip ‘Benz’, vit prodhimi 1999, blerë më 22.10.2009 me të ardhura nga shitja e një autoveture tip ‘Benz’, shitja e ap. dhe interesave, vlera 7 800 euro.
3) Djali Z. Maldin Mema, pronar i një autoveture tip ‘Ford’ prodhim i vitit 2000, blerë më 12.02.2010 nga kursimet familjare ndër vite, vlera 500 000 lekë.
Të tjera
1) Është blerë një autoveture tip ‘Benz’ në pronësi të djalit e cila u ble me të ardhurat nga shitja e apartamentit dhe interesat, vlera 3 800 euro, pjesa takuese 48 %.
2) Është blerë më 12.02.2010 një autoveturë tip ‘Ford’ me vit prodhimi 2000, në pronësi të djalit me kursime familjare ndër vite.
3) Tokë bujqësore me qira për 99 vjet, ullishte me sip. 3.5 ha në Bashkinë Memaliaj, marrë më 08.02.2011, qiraja vjetore 21 000 lekë.
4) Të ardhura nga paga si dekan fakulteti në Universitetin “Eqrem çabej”, Gjirokastër (01.01.2016 – 26.05.2016.), 753 732 lekë.
5) Bashkëshortja, Znj. Vezire Mema, të ardhura nga paga si mësuese e arsimit parashkollor në Gjirokastër, 202 026 lekë.
6) Djali. Z. Oltjan Mema, të ardhura nga puna si drejtor i Zyrës Vendore të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Tepelenë, 255 411 lekë.
7) Bashkëshortja e djalit Oltjan, Griselda Mema, të ardhura si ekonomiste pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor, Drejtoria Rajonale, Gjirokastër, 205 065 lekë.
©ArgjiroLajm.net