Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Kjo mbledhje vjen para nisjes së kryeministrit në Bruksel.
Në orën 14:00 Rama do udhëtojë drejt Brukselit, ku do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta.
Në fokus të bisedimeve do të jenë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.









