• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paratë publike “rrush e kumbulla”, si i shpenzojnë universitetet fondet e tyre

15/11/2023
Paratë publike "rrush e kumbulla", si i shpenzojnë universitetet fondet e tyre

Nga Blerina Gjoka

Sipas një raporti monitorimi të Qëndresa Qytetare, universitetet publike i shpenzojnë fondet e tyre për sigurinë fizike të godinave, rikonstruksione dhe mobilje, duke lënë jashtë vëmendjes kërkimin shkencor- ndërsa ofrojnë pak transparencë.

Universitetet publike i kanë shpenzuar fondet publike kryesisht për siguri fizike të godinave, rikonstruksione, mobilje ose shpenzime të tjera për personelin, shpeshherë të pajustifikuara, duke lënë jashtë vëmendjes kërkimin shkencor dhe librat, thotë organizata “Qendresa Qytetare”

Gjetjet e një monitorimi të kryer për periudhën shtator 2022- gusht 2023, nga kjo organizatë në 7 universitete publike në vend u prezantua të mërkurën për publikun.

Monitorimi i shpenzimit të fondeve publike u fokusua tek Universiteti i Tiranës, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, “Fan Noli”në Korçë, Universiteti i Mjekësisë, “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

“Në total universitetet kanë shpenzuar rreth 2.4 milionë euro, nga të cilat vetëm 79 mijë euro janë dedikuar për studime dhe kërkime shkencore, që duhej të ishte thelbi i punës së universiteteve,” tha drejtori ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, Rigels Xhemollari.

Organizata ngriti shqetësimin e mungesës së transparencës nga ana e drejtuesve të universiteteve dhe refuzimin e tyre për të vënë në dispozicion dokumente.

“Mungesa e transparencës është rreziku më i madh i universiteteve publike,” apeloi Xhemollari, duke veçuar Universitetin e Tiranës si një “bunker” në këtë drejtim .

Gjatë prezantimit të raportit të monitorimit për universitetet publike. Foto: Blerina Gjoka.
Sipas Xhemollarit, studentët duhet të jenë më aktivë dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe të kërkojnë llogari periodike nga bordet e e administrimit.

“Janë para të kuotave të studentëve, para të taksapaguesve shqiptarë që nuk shkojnë tek studentët, nuk shkojnë te pedagogët e tyre,” theksoi ai.

Shpenzime të kontestueshme, sipas Qëndresës Qytetare, duken ato për ceremoni të përvjetorëve të universiteteve, shpenzimet për rikonstruksione godinash, apo për ruajtjen fizike të tyre.

“Pavarësisht se në vitin 2019 u shpenzuan 170 mijë euro për rikualifikimin e oborrit të fakultetit të Histori- Filologjisë, UT ka shpenzuar edhe 283 mijë euro të tjera për mirëmbajtje ndërtese dhe ambjenti rrethues, kur vetëm godinat e dy fakultete rezultojnë të kenë mure rrethues,” thuhet në raportin e monitorimit.

Raporti sjell po ashtu rastin e Universitetit të Mjekësisë që ka shpenzuar 94 mijë euro për ceremoninë e përvjetorit të krijimit të tij, në një kohë që ky universitet ka zero lekë për kërkim shkencor.

Po ashtu, UT ka shpenzuar 45 mijë euro për ar dhe argjend, por nuk ka vënë në dispozicion kontratat e këtyre blerjeve me arsyetimin se përbënin sekret tregtar. Sipas gjetjeve, ky universitet, më i madhi në vend, vijon të shpenzojë për mirëmbajtje ndërtesash dhe pse investime të ngjashme për të njëjtat zëra janë bërë në vitet e mëparshme.

Ndërkohë Universiteti i Elbasanit mban rekord në shpenzimet për sigurinë e një godine me 562 mijë euro në vit, përkatësisht 19 roje në dispozicion.

Sipas raportit të Qëndresës Qytetare, “universitetet publike duhet të alokojnë më shumë para për zërat e kërkimit shkencor dhe pasurimit të bibliotekave të tyre me librat që përmban kurrikula mësimore dhe të hedhin më pak para për siguri, rrethim godinash apo mirëmbajtje muresh rrethuese”. /BIRN

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përplasje mes Selin dhe Lornës: Je e shëmtuar në shpirt dhe në zemër

Përplasje mes Selin dhe Lornës: Je e shëmtuar në shpirt dhe në zemër

24/12/2025
NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers

NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al