• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Partizani ka prezantuar 8 lojtarë deri tani, merkato e të kuqve nuk është mbyllur

02/09/2025
U largua nga Partizani para Europës, ish-lojtari i të kuqve kalon testet mjekësore në ekipin e ri

Partizani ka pësuar disa ndryshime nga edicio ni i kaluar. “Panorama Sport” iu sjell një bilanc të merkatos në hyrje gjatë tre muajve të verës. Po ashtu, dhe pse afati për të afruar lojtarë nga klube të ndryshme është mbyllur, kjo nuk e ndalon Partizanin për të afruar futbollistë pa ekip.

Për më tepër që të kuqtë kanë edhe opsionin e ekipit B. Vetëm në korrik, kur ishte angazhimi në Europë, nuk pati zyrtarizime në hyrje. Klubi është treguar mjaft aktiv në muajin qershor dhe gusht.

LARGIMET- Sapo u mbyll sezoni i kaluar, Partizani largoi disa futbollistë. Kështu lindi nevoja për t’I zëvendësuar. Dhe pse fokusi kryesor ka qenë jashtë Shqipërisë, në fakt zyrtarizimet nisën me futbollistë nga akademia. Partizani tregoi besimin që ka për futbollistët e moshave. Dhe ishin dy 16- vjeçarë, Dion Vata dhe Elson Himallari, të cilëve iu besuan kontrata si profesionistë. Njëjtë si ata, në gusht iu lidh kontratë edhe Nebi Qokthit. Ky i fundit ka luajtur si titullar në dy javët e para duke fituar besimin e Mladen Milinkoviç.

PROFILET- Të kuqtë kanë preferuar profile interesante për merkaton e verës. Te kryeqytetasit është ndërthurur eksperienca me elementet e rinj dhe premtues. Kështu synohet gjatë këtij sezoni që të fitohen futbollistë me peshë. Kampionati rumun, turk, grek, armen, algjerian, i Arikës së Jugut, Kosta Rikës dhe Superiorja kanë shtuar konkurrencën në skuadër.

KONTRATAT- Partizani nuk është nxituar me asnjë afrim. Me përjashtim të Skukës, Hjumen dhe Doumbias, të tjerët kanë firmosur konrata 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe një tjetër. Skuka e hodhi firmën në kontratë për tre vite, Hjumen për dy dhe Doumbia për katër.

VETËM 1- Partizani ka transferuar vetëm një futbollist shqiptar gjatë tre muajve të kaluar. Të kuqtë rikthyen Xhuliano Skukën në Superiore. Më tej janë shtatë futbollistë të huaj që përforcuan skuadrën. Po ashtu është vetëm një lojtar, që luajti në Superiore përgjatë edicionit të kaluar. Viktor Da Silva u aktivizua me Bylisin në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

RIKTHIMET- Skuka dhe Da Silva u rikthyen te kryeqytetasit, për të dhënë sërish kontributin e tyre. Pjesa tjetër e afrimeve e ka veshur për herë të parë fanellën e Partizanit. Cilësitë e të dy sulmuesve dihen, ndërsa po punohet vetëm që të kapin formën e duhur. Skuka ka vuajtur një dëmtim në gusht. Në anën tjetër ndodhet Da Silva, që ishte ndër kontribuesit kryesorë në fitimin e titullit të vitit 2023.


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin
Sport

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli
Sport

VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër
Sport

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës
Sport

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al