• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Partizani nis përgatitjet për Vorën, dy rikthime në kampin e kuq

13/01/2026
U largua nga Partizani para Europës, ish-lojtari i të kuqve kalon testet mjekësore në ekipin e ri

Pasi arkivoi ndeshjen dhe fitoren në Kupë me rezultatin 3-0 përballë Burrelit, te Partizani tashmë kanë nisur të mendojnë për kampionatin aty ku të enjten në orën 13:30 të kuqtë do t’i japin jetë fazës së tretë së Superiores.

Përballë do të jetë Vora, sfidë e cila do të rikthejë skuadrën vorake në shtëpinë e tyre, një element që në entuziasmin e vendasve mund ta komplikojë edhe më tepër 90- minutëshin për 17-herë kampionët e Shqipërisë. Në kampin e të kuqve kanë nisur përgatitjet teksa pas mungesave në ndeshjen e Kupës, skuadrës dhe trajnerit Oltijon Kërnaja i rikthehet në dispozicion dyshja Andi Janjeva dhe Rrok Toma.

Si mbrojtësi, ashtu dhe sulmuesi kishin shqetësime të vogla dhe tekniku Kërnaja duke qenë se ndaj Burrelit luhej edhe në tapet artificial vendosi të mos i rrezikojë për t’i pasur në gatishmëri të plotë për ndeshjen e kampionatit. Tashmë, Janjeva dhe Toma janë të gatshëm për të marrë minuta dhe për të kontribuar për ekipin duke nisur nga kjo javë. Ashtu siç edhe dihet, Partizani kërkon të shmangë çdo hap fals të mundshëm në kampionat duke qenë se kryeqytetasit janë disi larg vendit të katërt që aktualisht është në pronësinë e Vllaznisë, teksa shkodranët kanë një epërsi prej shtatë pikësh.

Megjithatë, në kampin e Partizanit ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit dhe do të provojnë deri në finishin e kampionatit për të mbërritur zonën e “Final Four” që iu jep mundësinë të garojnë për trofeun e Superiores, por edhe për një nga vendet që garanton pjesëmarrjen në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. Një rezultat pozitiv do t’i jepte Partizanit edhe më shumë moral e motivim për vazhdimësinë në kampionat dhe do të shtonte presionin ndaj skuadrave kundërshtare.

Në ndeshjet e mëparshme të këtij kampionati mes Partizanit dhe Vorës, bilanci flet për të kuqtë e kryeqytetit të cilët kanë marrë katër pikë, duke fituar në ndeshjen e parë falë një autogoli të Rrepajt me rezultatin 1-0, ndërsa takimi i dytë është mbyllur në barazim me rezultatin e bardhë 0-0.

Related Posts

Misioni i përmbysjes, Silva motivon Cityn: E mundur ndaj Realit
Sport

Misioni i përmbysjes, Silva motivon Cityn: E mundur ndaj Realit

16/03/2026
Kombëtarja U-21, Shqipëria zhvillon miqësore më 30 mars, kundërshtari
Sport

Kombëtarja U-21, Shqipëria zhvillon miqësore më 30 mars, kundërshtari

16/03/2026
Lufta për titullin kampion, talenti shqiptar shkëlqen me tripletë golash në Itali
Sport

Lufta për titullin kampion, talenti shqiptar shkëlqen me tripletë golash në Itali

16/03/2026
72 orë kohë, Tare tregon kartat, zbulon lëvizjet e fundit të “djallit”
Sport

E ardhmja e Modriç, Tare: Ai e do Milanin

16/03/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Elita e futbollit rikthehet në mesjavë, ndryshim stadiumi për një ndeshje
Sport

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Tre nga “Final Four” kanë përmirësuar shifrat e vitit të kaluar, një kryeqytetase është humbësja e madhe

16/03/2026
Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut
Sport

Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Misioni i përmbysjes, Silva motivon Cityn: E mundur ndaj Realit

Misioni i përmbysjes, Silva motivon Cityn: E mundur ndaj Realit

16/03/2026
Kombëtarja U-21, Shqipëria zhvillon miqësore më 30 mars, kundërshtari

Kombëtarja U-21, Shqipëria zhvillon miqësore më 30 mars, kundërshtari

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al