• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Partizani, trajneri Kërnaja: Menduam të sulmojmë dhe të fitojmë ndeshjen, ia dolëm

11/02/2026
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja analizoi fitoren 0-1 ndaj Elbasanit në Kupën e Shqipërisë.

“Jam ofenduar, jam sharë e ofenduar në kor nga të gjithë për të gjitha ndeshjet e mira që kam thënë të ekipit. Dhe si fillim është pak e turpshme se kemi familjarë, gruan, nëna e motra që na dëgjojnë e e duhet të bëjnë ndeshjen “mute” se është e pamundur me 5 mijë tifozë të shash në kor një trajner.

Sa për lojën, kemi dominuar totalisht. Këta çuna janë vërtetë çuna me kuptimin e parë të fjalës. Në pjesën e parë duhet të përfundonte 3 apo 4-0, me raste me portën bosh e vetëm me portierin dhe asnjë goditje nga ekipi kundërshtar.

E kishim përgatitur Hjumën për të hyrë mes linjave, duke parë mbrojtjen e ekipit kundërshtar të avashtë, na doli në pjesën e parë. E kërkuam, dy herë doli vetë, dy herë shërbeu, ishte pastaj një aksion i rrjedhshëm i tij. Është ndër lojtarët që vrapon më shumë në Shqipëri, ndeshjen para kësaj vrapoi 11,5 kilometra, e dimë cilësinë. Na duhej të fitonte metrat se na fitonte superioritetin numerik, ndaj e menduam kështu. Analizuam ekipin kundërshtar, u bë një ndeshje shumë e mirë nga ekipet, si ajo 2-2, edhe këtë javë. Është bërë një ndeshje jashtëzakonisht e mirë. Elbasani është në formën më të mirë, kishim shumë javë që nuk mundeshin në shtëpi. Por djemtë sinkronizuan shumë mirë lëvizjet, Tsague thatë që nuk është në moment të mirë, por Bytyçi ia vështirësoi punën, duke fituar thuajse të gjithë dyluftimet me të.

Të gjithë djemtë kanë bërë maksimumin, mos harrojmë kanë bërë një ndeshje para katër ditësh që kthyen në Ballsh, sot bënë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë. Përmenda rastin e Bytyçit, por edhe të tjerët, përgëzoj djemtë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu në vijim.

E kishim përgatitur kështu e analizuar mirë, falë edhe stafit që punojmë bashkë, kishim analizuar shumë mirë Elbasanin, duke parë që dy qendërmbrojtësit e Elbasanit nuk mbajnë topin e na mjaftonte Toma për të qenë me ata, sidomos Azemoviç i cili nuk luan me të majtën. Menduam të na jepte ndihmë Sidibe dhe Isgandarli, të cilët harxhuan shumë por i dhanë shumë ekipit. Sot meritojnë komplimente të gjithë djemtë, edhe ata që nuk janë, që do ndihmojnë ekipin dhe Partizani do të ecë shumë përpara.

Ishte kundërpërgjigje, duke parë që Elbasani në linjën e mbrojtjes futi lojtarë që nuk janë mbrojtës, si Kasa e Lajthia. Kasa është një lojtar që merret shumë me topin, na duheshin dy sulmues, menduam ta sulmojmë e fitojmë ndeshjen. jo të merrnim vetëm barazim. Ndaj ishte arsyeja e futjes së sulmuesve, ndaj u fut edhe Shabani.,

Ky ekip është agresiv, në të gjitha ndeshjet, vrapojnë pa fund, kemi energji mjaftueshëm edhe për derbin, do hyjmë të fitojmë. Këto janë paraqitje të bukura, kur e kam thënë në fillim, jam akuzuar që flet me superlativa. Por unë e di, jetoj çdo ditë me këta djem dhe e di ku është ekipi. Kam ardhur dhe e kam gjetur ekipin me vetëm një gol e një autogol, me vetëm 4 pikë. Tani ekipi ka volum e dëshirë për të fituar, ndoshta do të kishim disa pikë më shumë me disa gabime, edhe të miat që i marr përgjegjësitë unë. Por këta djem, janë djem”, tha Kërnaja.

Related Posts

Serie A, dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares – Balkanweb.com – News24
Sport

“E mora për dy qindarka, tani është te Torino”, drejtori sportiv flet për Ismajlin

11/02/2026
“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia
Sport

“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

11/02/2026
“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia
Sport

“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

11/02/2026
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Partizani, trajneri Kërnaja: Menduam të sulmojmë dhe të fitojmë ndeshjen, ia dolëm

11/02/2026
Kupa e Shqipërisë, Partizani fiton ndaj Elbasanit, një gol në fund nderon të kuqtë (VIDEO)

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Serie A, dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares – Balkanweb.com – News24

“E mora për dy qindarka, tani është te Torino”, drejtori sportiv flet për Ismajlin

11/02/2026
Tayna përfshiu refrenin e këngës së saj, Alida Hisku zbulon sa është paguar

Tayna përfshiu refrenin e këngës së saj, Alida Hisku zbulon sa është paguar

11/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al