• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas 5 golave ndaj Bylisit, Egnatia synon kryesimin

26/11/2025
Pas 5 golave ndaj Bylisit, Egnatia synon kryesimin

Egnatia shpreson që pas fitores së arritur ndaj Bylisit, në shifrat e thella duke shënuar plot pesë gola, një rezultat që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në historinë e saj në Superiore, të vijojë me ecurinë pozitive edhe në ndeshjet e radhës.

Triumfi i fundit ka sjellë një frymë optimizmi te skuadra, jo vetëm për vlerën e tri pikëve, por edhe për mënyrën se si u arrit. Loja e rrjedhshme, efikasiteti para portës dhe dominimi në të dy fazat krijuan bindjen se kampionët mund të rikthehen gradualisht tek forma e lartë që i karakterizoi sezonin e kaluar. Këtë fundjavë, rrogozhinasit do të jenë mysafirë të Tiranës, një kundërshtari me shumë emër, por që nuk i ka pasur mirë punët kohët e fundit. Bardheblutë vazhdojnë të luhaten, megjithëse, ashtu si Egnatia, janë gjetur shpesh në pozita të vështira gjatë këtij sezoni. Gjithsesi, ndryshe nga situata jo e qëndrueshme e kryeqytetasve, në kampin e kampionëve ka besim se skuadra është në gjendje të arkivojë edhe tri pikët e radhës, të cilat do t’i afronin edhe më shumë me dyshen Vllaznia–Elbasani që vijon të mbajë kreun e klasifikimit. Nga ana e stafit teknik, lajmi i mirë për Edlir Tetovën është se nuk priten mungesa për arsye kartonësh. Skuadra nuk ka asnjë lojtar të pezulluar, çka i jep trajnerit mundësi të plotë zgjedhjeje. Për këtë sfidë i rikthehet ekipit edhe mbrojtësi Guliem Haime, i cili mungoi ndaj ballshiotëve dhe pritet të jetë një alternativë e rëndësishme në prapavijë.

KRYESIMI “MOLLË E NDALUAR”– Egnatia ka tentuar pak nga pak t’i afrohet kreut të renditjes dhe vendit të parë, por në këto 12 javë kampionat ende nuk ka arritur ta shijojë pozicionin e kryesuesit. Vllaznia dhe Elbasani kanë qenë vazhdimisht një hap përpara, duke ruajtur distancën minimale prej dy pikësh. Rrogozhinasit i ndjekin nga pas, ndërkohë që këtë fundjavë shpresojnë jo vetëm tek fitorja e tyre, por edhe tek një ndalesë eventuale e dyshes së kryesimit. Nga një vëzhgim i bërë nga “Panorama Sport” mbi ecurinë në këto 12 javë, vihet re se kampionët në fuqi nuk kanë qenë asnjëherë në krye të tabelës. Kulmi ka qenë vendi i dytë, ndërsa aktualisht renditen të tretët. Humbjet ndaj dy rivalëve direktë, Vllaznisë dhe Elbasanit, kanë qenë ndeshjet që kanë peshuar më shumë në diferencën aktuale. Këto rezultate kanë lënë gjurmë, duke bërë që Egnatia të ndjekë ritmin e kreut, por pa arritur ta kapë. Megjithatë, kurba e ekipit ka qenë qartësisht në rritje. Pas dy javëve të para, kur ishin në vendin e fundit dhe më pas të parafundit, rrogozhinasit filluan ngjitjen graduale, duke u pozicionuar fillimisht në vendin e pestë, më pas të katërt dhe së fundi të tretë. Në javën e gjashtë arritën edhe vendin e dytë, pozicion që e mbajtën deri në javën e nëntë.

Prej javës së dhjetë e deri në të 12-tën kanë qëndruar të tretët, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me kreun. Praktikisht, është periudha më e gjatë, gjatë dy viteve të fundit, periudhë në të cilën u shpallën kampionë, që Egnatia nuk ka arritur të qëndrojë në rolin e skuadrës udhëheqëse. Sezoni i kaluar i gjeti gjithmonë në pozita të larta dhe shpesh në kryesim. Por në Rrogozhinë mbizotëron bindja se ky moment është çështje kohe dhe se skuadra shumë shpejt do të arrijë edhe kryesimin, sidomos nëse vazhdon të ruajë ritmin aktual. Në klub shpresojnë që pikërisht kjo javë të jetë pikënisja drejt rimarrjes së vendit të parë, duke shpresuar që fitorja e tyre të përputhet edhe me ndalesat e rivalëve.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën
Sport

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën

16/03/2026
Piloti i Mercedesit i kënaqur: Podiumi, perfekt për ekipin
Sport

Piloti i Mercedesit i kënaqur: Podiumi, perfekt për ekipin

16/03/2026
Sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi, realizoi gol dhe dhuroi asist
Sport

VIDEO/ Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

16/03/2026
Shija e podiumit te Ferrari, Hamilton: Një nga garat më të bukura
Sport

Shija e podiumit te Ferrari, Hamilton: Një nga garat më të bukura

16/03/2026
Dëmtim i rëndë, Shqipëria pa sulmuesin ndaj Polonisë
Sport

Dëmtim i rëndë, Shqipëria pa sulmuesin ndaj Polonisë

16/03/2026
Rrëfimi i Raphinhas: Mund të ikja nga Barcelona, por Flick më ndryshoi mendjen
Sport

Rrëfimi i Raphinhas: Mund të ikja nga Barcelona, por Flick më ndryshoi mendjen

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën

16/03/2026
Biseda e tensionuar e Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner gjatë ndarjes së çmimeve Oscar deshifrohet nga një lexues buzësh

Biseda e tensionuar e Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner gjatë ndarjes së çmimeve Oscar deshifrohet nga një lexues buzësh

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al