Aktori i njohur Shia LaBeouf bëri deklaratën e tij të parë pas arrestimit të tij në Mardi Gras, duke iu lutur botës përmes mediave sociale. Aktori 39-vjeçar postoi ne X: “Më lironi”.
Megjithatë, fansat e kuptuan shpejt dhe disa dërguan mesazhe pozitive drejt yllit të Transformers, ndërsa të tjerë shprehën ndjenja të dyshimta mbi deklaratën misterioze. Postimi në mediat sociale vjen pasi LaBeouf u arrestua pas një përleshjeje fizike në New Orleans, gjë që çoi në thirrjen e ambulancës në vendin e krimit.
Free me
— Shia LaBeouf (@thecampaignbook) February 18, 2026
Aktori tashme do përballet me dy akuza për dhunë të thjeshtë fizike dhe ka një seancë dëgjimore paraprake të planifikuar për 19 mars.
LaBeouf më parë ka pranuar problemet e tij me alkoolizmin dhe problemet me menaxhimin e zemërimit. Në vitin 2020, aktori i Fury u akuzua për dhunë fizike, sulm, abuzim fizik dhe emocional nga e dashura e atëhershme.
Aktori mori përgjegjësi në atë kohë dhe u sigurua që po merrte ndihmën që i nevojitej. “Nuk kam justifikime për alkoolizmin apo agresionin tim, vetëm racionalizime. Kam qenë abuziv me veten dhe me të gjithë përreth meje për vite me radhë”, i tha ai medias se njohur ‘New York Times’ në atë kohë.









