Është larguar nga detyra Drejtori i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini.
Në vend të tij është emëruar Frida Krifca.
Ai ka qëndruar në këtë detyrë përreth 40 ditë si pjesë e marrëveshjes midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për krijimin e qeverisë teknike përpara zgjedhjeve.
Më parë ky institucion drejtohej prej vitesh nga Suela Popa, bashkëshortja e deputetit të LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo.