• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas Butrintit edhe Bylisi do të jepet me koncension te privati

10/04/2024
Pas Butrintit edhe Bylisi do të jepet me koncension te privati

Parku Arkeologjik i Bylisit do të kalojë në menaxhimin e një fondacioni, njëlloj si modeli i zbatuar në Butrint, apo ai i propozuar për zonën arkeologjike të Durrësit. Një dokument i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit sugjeron pikërisht këtë model si më të përshtatshmin, teksa parku përfshin qytetet antike të Bylisit dhe Klosit.

“Modeli i propozuar për Parkun Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit, në planin dhe objektivat afatshkurtër dhe afatmesëm, është Administrimi indirekt me fondacion të krijuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me Institucion të Specializuar. Rekomandohet që fondacioni i ri ta shkëpusë Bylisin nga administrimi aktual me Apoloninë dhe t’i bashkëngjitë administrimit të ri rrënojat e Klosit. Nëpërmjet kësaj forme administrimi ndërtohet një marrëdhënie e besueshme dhe e qëndrueshme ndërmjet lidhjeve historike të këtyre dy siteve, komuniteteve lokale dhe administratës së parkut, e cila do të ndikojë më fuqishëm mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit kulturor në trevën e Mallakastrës. Për të arritur këtë, krahas Planit të Menaxhimit të Bylisit dhe Klosit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të paraqesë për miratim aktet nënligjore përkatëse për mënyrën e administrimit dhe se si do të arrihen këto ndryshime”, thuhet në dokument.

Lidhur me personelin, dokumenti parashtron se organigrama e propozuar për menaxhimin indirekt të Parkut Arkeologjik Bylis-Klos synon të ketë një numër jo shumë të madh personash (13), duke kombinuar sektorët e veprimtarisë së tyre. Punësimi do të kryhet gradualisht deri në 4 vitet e para të operimit.

“Në numrin e përgjithshëm prej 13, punonjësish, drejtori do të jetë arkeolog, arkitekt apo restaurator, në mënyrë që përveç angazhimit në administrimin e Parkut, të veprojë edhe në veprimtaritë kërkimore, restauruese, apo edukuese të Parkut. Edhe punonjësi i laboratorit do të jetë njëkohësisht përgjegjës dhe përpunues i fondeve arkeologjike, apo prokurimi do të bëjë njëkohësisht punën e financierit, ndërsa menaxheri i turizmit mund të mbulojë koordinimin e eventeve dhe pjesë të angazhimit me publikun (public engagement/relations). Organigrama shoqërohet me një përshkrim të shkurtër të detyrave dhe mënyrës së rekrutimit të personelit. Fondacioni i sapoformuar ka mundësi të përfitojë financime nga shumë burime të ligjshme, përfshirë organizata të ndryshme, institucione akademike, ente private, dhe të ngjashme, duke kontribuar në mbështetjen financiare për menaxhimin dhe funksionimin e sitit”, thuhet në dokument.

Plani nënvizon se Parku arkeologjik i Bylisit dhe rrënojat e Klosit (e njohur si Nikaia e lashtë) janë dëshmi të çmuara të qytetërimit Ilir.

“Parku Arkeologjik i Bylisit ndodhet në krahinën e Mallakastrës në jug të Shqipërisë. Ky park ndodhet në krahun e majtë të Rrugës Nacionale Fier – Tepelenë, në afërsi të fshatit Hekal dhe Klos. Qyteti antik i Bylisit është rreth 1.5 km larg qendrës së fshatit Hekal dhe shtrihet në pllajën e një kodre me lartësi 547 metra mbi nivelin e detit, me një pozicion gjeografik mbizotërues dhe panoramik mbi Luginën e Lumit Vjosë. Bylisi ka qenë qyteti ilir më i madh në Ilirinë e Jugut me sipërfaqe rreth 30 hektarë. Në jug të Bylisit ndodhen rrënojat arkeologjike të qytetit Nikaia, themeluar në gjysmën e dytë të shek. V p.Kr. Në perëndim të Bylisit ndodhen dy qendra të tjera, ajo e Gurëzezës në Cakran dhe Margellici në Patos. Në lindje të Bylisit ndodhen rrënojat e dy kështjellave, ajo e Rabijes dhe e Kalivacit të Tepelenës, të cilat shënojnë kufijtë lindorë të Bylisit. Në veri të qytetit të Bylisit, rreth 13 km larg, ndodhet qyteti Ballsh”./ Monitor

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al