Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, finalisti i edicionit të katërt, Klodi, rikthehet në qendër të vëmendjes me një intervistë ku ka folur për jetën e tij pas eksperiencës në reality show. Ai tregoi se është surprizuar nga dashuria dhe mbështetja e madhe që ka marrë nga publiku. “Kemi pasur shumë dashuri prej popullit, nuk ia kam pasur idenë. Ende kemi shumë,” u shpreh ai.
Aktualisht, Klodi po e vazhdon jetesën kryesisht në Kosovë, por nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Itali apo edhe në Shqipëri për projekte të ardhshme. Sa i përket jetës personale, ai preferon të jetë i rezervuar dhe nuk ka zbuluar shumë rreth lidhjes me të dashurën e tij, duke theksuar se dëshiron ta mbajë private.
Në intervistë, Klodi ka folur edhe për raportet me ish-banorët e shtëpisë. Ai tha se nuk ka marrëdhënie me Benitën, por ruan respekt për të, ndërsa për Elijonën theksoi se është një vajzë shumë e fortë. Gjithashtu pranoi se me disa ish-konkurrentë nuk ka kontakt dhe nuk ka dëshirë të krijojë raporte të reja.
Finalisti u shpreh se tani po fokusohet te jeta e tij jashtë reality show-t, duke ecur përpara dhe duke shfrytëzuar eksperiencën që ka fituar gjatë qëndrimit në shtëpi. Ai duket i vendosur për të ndërtuar planet e tij personale dhe profesionale, ndërsa mbetet i lidhur me fansat që e kanë mbështetur gjatë gjithë kohës.









