• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas dështimit me sukses, Basha largon Tritan Shehun nga Gjirokastra, sjell Ervin Salianjin dhe Nushe Lazajn

06/07/2020
Pas dështimit me sukses, Basha largon Tritan Shehun nga Gjirokastra, sjell Ervin Salianjin dhe Nushe Lazajn

Të deleguarit e Partisë Demokratike që do të drejtojnë proçesin e kandidaturave për deputet në bazë nuk janë as më shumë e as më pak se një përzierje ish-ministrash e drejtorësh të rëndësishëm në kohën e qeverisjes së Berishës (ndër ta edhe të përfolur) me disa emra zyrtarësh partiakë të propozuar nga Lulzim Basha.

Gazeta “Si” sjell listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017, për të cilin ka një kallëzim penal nga ana e PS-së. Pjesë e të deleguarve është edhe ish-kryetari i bashkisë së Lezhës, Anton Frrokaj, dhe Aleksandër Biberaj i kthyer rishtazi në PD. Listës i janë shtuar dy analistët Fitim Zekthi dhe Bledi Kasmi.

Sigurisht që pjesë e procesit janë zyrtarët aktualë të angazhuar me strukturat edhe më parë, si Ervin Salianji, Ivi Kaso, Enno Bozdo, Edmond Spaho, Bardh Spahia dhe disa të tjerë më pak të angazhuar në struktura partike, por me pozicione kyçe aktualisht në PD si Gazmend Bardhi dhe Çlirim Gjata.

Nëse do t’i hedhim një sy të përgjithshëm listës, shumica prej tyre janë emra të lakuar (ministra, zv-ministra, drejtorë, gjeneralë, kryetarë degësh, ekspertë e ish-deputetë) që në kohën e Berishës, ndërsa janë shumë pak emra që angazhohen për herë të parë si të deleguar, si Ina Zhupa, Arben Kashahu, Ilir Dervishi, Nushe Lazaj, Akil Kraja apo Fatbardha Kadiu.

Të deleguarit në fakt nuk duhen parë thjesht si listë emrash, që do të merren me organizimin në bazë. Ata janë minimalisht një vend i sigurtë në listat për deputetë e makimalisht pjesë e stafit të ardhshëm qeverisës i Partisë Demokratike nëse ajo fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Të deleguarit janë çuar në zona që nuk kanë influenca partiake. Përshembull, Fitim Zekthi që kandidoi për deputet, zgjedhjet e kaluara, për zonën e Belshit është dërguar në Shkodër, ndërsa Lorenc Luka një figurë e njohur e PD-së në Shkodër është dërguar në Belsh të Elbasanit.

Kandidatët për deputetë

Që prej 25 qershorit në Partinë Demokratike ka filluar proçesi i propozimit të kandidaturave nga anëtarët e partisë nëpër grupseksione ku secili anëtar ka të drejtën të propozojë vetëm një kandidat. Kjo fazë parashikon edhe vetëpropozimin nëse ka mbështetjen e 10 anëtarëve të partisë.

I gjithë procesi do të gjasë deri më 31 korrik.

Më pas, për procesin e seleksionimit të kandidaturave do të ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve me 5 anëtarë dhe dy ndihmës.

Komisioni seleksionues, që nuk ka dominancë politike, do të vendosë në fakt mbi kandidatura krejtësisht partiake.

Sipas udhëzimit, në pesëshen anëtare të komisionit marrin pjesë ish-drejtues të lartë partisë (vetëm Genc Ruli), si dhe personalitete të shoqërisë civile, medias, dhe përfaqësues të botës akademike.

Kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga kryesia e partisë, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti., etj.

Tre kryetarë degësh japin dorëheqjen

Për të shmangur konfliktin e interesit gjatë procesit të propozimit, seleksionimit dhe konsultimit të kandidaturave, lidershipi i partisë në nivel dege (kryetarë dhe sekretarë) është lënë jashtë procesit.

Për pasojë, dy nga kryetarët e degëve, Andrea Mano në Korçë dhe Luan Baçi në Fier kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degëve, për tu futur në garën për deputet.

Ky proces tanimë është mbyllur (ishte pesë ditë) dhe asnjë prej kryetarëve të tjerë në degë nuk lejohet që të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë përfshirjes në listat për deputet.

Por, të hënën dha dorëheqjen edhe Xhelal Mziu kryetar i degës së PD-së, Kamëz.

Dorëheqja e Mziut në fakt është jashtë afateve që ka parashikuar udhëzimi i PD-së, ndaj dhe nuk dihet nëse për rastin e tij do të bëhet përjashtim.

Ndryshe nga Mano dhe Baçi, Mziu ka dhënë dorëheqjen për të qënë kandidat i ardhshëm i PD-së për kryetar bashkie./ SI

Related Posts

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)
Kryesore

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)

07/12/2025
Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë
Kryesore

Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë

07/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Sherri për parakalimin me makinë, plagoset me armë 37-vjeçari

07/12/2025
Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës
Kryesore

Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës

07/12/2025
Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve të palejuara në burg, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari
Kryesore

Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve të palejuara në burg, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

07/12/2025
Aksidentohet furgoni i FNSH, dy policë të plagosur
Kryesore

Aksidentohet furgoni i FNSH, dy policë të plagosur

07/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

07/12/2025
Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al