Oltion Rapa është shprehur për mikrofonët e “Supersport” se afrimet e reja në skuadër e kanë të vështirë të ambientohen, ndërkohë që ka shtuar se ndaj Skënderbeut luftohet për pikë.
“Që pas Europës janë bërë shumë ndryshime. Pas largimit të Bregut, Abazajt, dëmtimet e Aleksit e Rrocës. Kanë ikur 5 lojtarët kryesorë. Ata që kanë ardhur e kanë të vështirë të përshtaten shpejt. Të kalojmë këtë situatë të keqe e shpresoj të kthehemi te lojërat e mira të kampionatit.
Me kthimin e Ramadanit dhe Aleksit do i kthemi skemës së mëparshme. Me Skënderbeun besoj është ndeshje që e presim dhe me këtë situatë që kemi duhet të marrim pikët, pastaj lojërat e bukura”, u shpreh Rapa.