Llambros Kakissis Konsulli grek në Gjirokastër, ka dhuruar ditën e sotme në emër të qeverisë greke për Spitalin e Sarandës 2000 maska, 1000 doreza, dhe dezefektant. Kakissis u shpreh se në një moment të vështirë si ky në emër të fqinjësisë së mirë, duhet ti qëndrojm pranë njëri tjetrit.
Përsa u përket qytetarëve shqiptarë apo minoritarë grek të cilët, medikamentet e tyre i sigurojnë në shtetin grek, Kakissis u shpreh se nëpërmjet shoqatave të ndryshme po bëhet maksimumi që qytetarët të mos mbeten pa ilacet qe ju nevojiteshin. Ditë më parë konsulli dhuroi ndihma mjekësore edhe për spitalin e Gjirokastrës.