• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas heqjes së vizave, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në turizëm mes Shqipërisë dhe Kinës

16/02/2023
Pas heqjes së vizave, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në turizëm mes Shqipërisë dhe Kinës

Mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës Popullore të Kinës u nënshkrua një marrëveshje afatgjatë bashkëpunimi në fushën e turizmit, veçanërisht në bashkëpunimin e bizneseve turistike të të dy vendeve.

Ministrja Mirela Kumbaro iu referua Kinës si një treg me potencial për vendin tonë ku lehtësimi i protokolleve të Covid 19 dhe një marrëveshje favorizuese mes dy qeverive për lehtësimin e lëvizjeve mes vendeve, do të sjellë rritje të flukseve turistike nga ky vend. Gjithashtu Kumbaro theksoi se muaji janar i vitit 2023 ka një fluks vizitorësh të huaj 94% më shumë se viti paraardhës.

“Besoj që do të kemi rritje jo vetëm për shkak të lehtësimit të protokolleve të Covid në Kinë, por edhe sepse midis dy vendeve tona është nënshkruar një marrëveshje shumë e favorshme për lëvizjet turistike, ku shtetasit kinezë mund të hyjnë pa viza në Shqipëri dhe së fundmi edhe qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza drejt Kinës. Unë besoj që kjo marrëveshje vjen në një moment kur turizmi po bëhet kampion i sektorit të ekonomisë ndoshta edhe më përpara seç e kemi menduar, po të kemi parasysh që viti 2022 u mbyll me 7.5 milionë vizitorë të huaj dhe janari i vitit 2023 ka nisur me 94% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me janarin e vitit 2022”, u shpreh Kumbaro.

Sipas ministres së Turizmit dhe Mjedisit kjo rritje përkthehet në përgjegjësi më të madhe për punën e këtij insitucioni, sektorin privat dhe më shumë punë e përbashkët me partnerët, veçanërisht në tregjet e mëdha siç është Kina.

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Ding Zhou u shpreh se kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Besoj se marrëveshja do të çlirojë më tej potencialin e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe do të krijojë pikat e reja të bashkëpunimit me interes të përbashkët mes Kinës dhe Shqipërisë. Do të çojë përpara lidhjet midis njerëzve dhe do të konsolidojë miqësinë tradicionale mes dy vendeve. Sipas memorandumit, të dyja palët do të shkëmbejnë informacione, ekspertizë dhe trajnime mbi turizmin, do të promovojnë destinacionet turistike si edhe të zhvillojnë oferta turistike me interes të veçantë”, u shpreh ambasadori Ding.

Kjo marrëveshje do të shoqërohet me një vizitë të ministres Kumbaro në Kinë, me ftesë të homologut të saj në Republikën Popullore të Kinës, kompletuar me një agjendë promovimi në tregun kinez, në bashkëpunim me turoperatorët.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al