• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas Katalonjës del një hartë e re e Europës: Gjirokastra i bashkohet Vorio-Epirit!!!

03/10/2017
Pas Katalonjës del një hartë e re e Europës: Gjirokastra i bashkohet Vorio-Epirit!!!

Nga Ylli Pata

Një skenar fantazmagorik paraqitet menjëherë pas referendumit për pavarësinë e Katalonjës në Europë.

Siti i njohur studimor amerikan Reddit ka hedhur në treg një hartë të frikshme të Europës së re që mund të lindë nga dëshira për shkëputje.

Është natyrisht një skenar ekstrem, por ajo që na intereson ne shqiptarëve dhe Ballkanit është se në hartën e re përvijohen dy shtete të reja ku hyjnë shqiptarët: Lugina e Preshevës, si edhe i ashtuquajturi Epiri i Veriut që i merr Shqipërisë Korçën, Kolonjën, Përmetin, Gjirokastrën e Sarandën dhe shkon deri në Çamëri.

Provokacioni i Reddit e quan hartën e re “Ballkanizimi i Europës” dhe natyrisht është një lojë që vjen ndesh kundër dialektikës politike, asaj historike dhe gjeopolitike.

Kjo sepse me një gur synon të vrasë të gjithë zogjtë reale dhe normal të një procesi shkëputjeje dhe vetëadministrimi.

Baza apo thelbi i OKB-së së krijuar pas Luftës II Botërore është natyrisht e drejta e çdo populli për vetëvendosje; por harta e sjellë nga tre autorët e portalit të njohur amerikan thyen çdo rregull duke marrë shkas nga Katalonja, e cila realisht ka tronditur kufijtë e Europës.

Kjo pasi Spanja, si një mbretëri e krijuar në mesjetë u ngrit dhe bashkoi territoret e saj jo mbi vullnetet e popujve të saj por mbi dhunën ndaj të gjithë popujve të tjerë.

Në mesjetën e vonë, Spanja e qeverisur nga Ferdinandi e Isabella ndërmorën fushatën më të përgjakshme në historinë e Europës ku ndërmorrën një genocid ndaj muslimanëve  që kishin mbi 7 shekuj që jetonin dhe udhëhiqnin në gadshullin iberik duke shkaktuar një masakër që historiografia botërore druhet ta potencojë.

Mbretëria Spanjolle nuk u krijua siç u krijuan shtetet kombe në Europën e shekullit të XIX ku u bashkuan prncipatat apo shtetet e vjetra mesjetare me një vullnet të përgjithshëm, e nga ana tjetër duke mbajtur me dhunë çdo vullnet për autonomi dhe vetëvendosje.

Harta e lëshuar nga Reddit flet për një mundësi ndarjeje të Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë, por harron se këto shtete kanë qenë të ndara dhe erdhën në një proces të gjatë dhe evolutiv kah bashkimi.

Madje Gjermania e kaloi këtë fazë edhe në epokën moderne, pra pas Luftës së Dytë Botërore ku Fuqitë e Mëdha e ndanë në dy shtete, të ribashkuara më pas kur ra Perëndoria Sovjetike.

Kurse Zvicra jeton në një model perfekt vetëadministrimi ku çdo kombësi jeton në territorin e saj në administrimin e kantoneve. Njëjtë edhe Italia.

Kurse Spanja nuk ka pasur asnjëherë një process njohje të realiteteve të ndryshme brenda saj.

Baskët kanë vite e vite që luftojnë për autonimi; katalanët, kjo popullsi shumë e zonja dhe me gjeopolitikë perfekte, e ka fituar me fuqi ekonomike; andaluzët gjithashtu kanë qenë kërkues për të drejtat e tyre; si dhe galicianët që megjithatë i kanë qëndruar luajal Mbretit dhe kanë shërbyer me ushtri e zyrtarë.

Galiciani Mariano Rajoy, kryeministri aktual i Spanjës synoi të shtypë me dhunë vullnetin e Katalonjës për pavarësi, e tani kemi të bëjmë me një process të pandalshëm.

Ndërsa  aktorët globalë po hedhin në skenë skenare që shkojnë kundër kohës.

Kështu, në hartën që na intereson ne shqiptarëve, është vendosur si shtet i pavarur Lugina e Preshevës, e cila nuk ka kërkuar kurrë pavarësi por ose autonomi siç kanë serbët e veriut të Kosovës, ose bashkim me Republikën e Kosovës.

Kurse i ashtuquajturi Vorio Epir, një vullnet i qarqeve me ekstremiste greke, ka synuar që pas rënies së Perandorisë Osmane të marrë jugun e Shqipërisë, për të fshehur të drejtën e shqiptarëve të Greqisë, e jo vetëm nga krahina e Çamërisë, për vetëvendosje.

Një e drejtë që përveç të tjerave ka brenda edhe të drejta të tjera të shkelura, siç është e ajo e njohjes së pronave apo edhe të trashëgimisë humane, siç janë varret dhe kujtimet e të afërmëve të popullsisë çame që u masakruan për gati një shekulll nga Athina.

Interesant është fakti se harta duket një gjetje artificiael, pasi ndërsa ishullin e Korfuzit e mban në Greqi, që ka qenë pjesë italiane dikur, në Veriun e Epirit vendos gjysmën e tokave shqiptare në jug.

Kjo hartë që nuk është pjellë thjesht e qarqeve konspirative por të një instituti studimor pak a shumë serioz, sjell në vëmendje një frikë dhe fenomen tronditës jo vetëm në Ballkan por në tërë Europën.

Ka shumë gjasa që të jetë sponsorizuar nga qarqet që nuk e duan shkëputjen e Katalonjës dhe prodhon një kundërlajm për të sjellë frikën në Europë.

Por është frikë e mbjellë mbi realitete të paqena!(Tesheshi.com)

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al