• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas krimit, shkoi të hante bukë në mensë/ Kush është burri që vrau gruan për xhelozi, çifti kishte dy fëmijë emigrantë në Gjermani

08/02/2022
Pas krimit, shkoi të hante bukë në mensë/ Kush është burri që vrau gruan për xhelozi, çifti kishte dy fëmijë emigrantë në Gjermani

Vrasja e Valdete Mamajt nga bashkëshorti i saj Petriti mëngjesin e të martës në Fier duket se ka qenë një krim i mirëmenduar nga autori.

Sipas bluve, në banesën e çiftit këtë mëngjes ka ndodhur një sherr dhe 56-vjeçari, në gjaknxehtësi e sipër ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka qëlluar në gjoks bashkëshorten, duke e lënë të vdekur në vend.

Pasi ka kryer krimin, Petrit Mamaj ka dalë nga banesa dhe ka shkuar në mensën e lagjes për të konsumuar mëngjesin, e ndërkohë aty ka thurur edhe planin se si do e fshehte ngjarjen.

Pasi ka ngrënë i qetë, burimet thanë se Petrit Mamaj është kthyer në banesën e tij, ku kishte lënë bashkëshorten të pajetë dhe ka lajmëruar të vëllanë që është polic me pretendimin se e ka gjetur të pajetë Valdeten, të vetëvrarë.

Ka qenë kunati i viktimës që ka lajmëruar kolegët dhe më pas është nisur drejt banesës ku kishte ndodhur krimi.

Policia e raportoi fillimisht si një rast të dyshuar vetëvrasje, por pas hetimeve, konfirmoi se Valdete Mamaj, 50 vjeç, ishte vrarë.

Blutë thanë se nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, “rezulton se shtetasi Petrit Mamaj, bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen Valdete Mamaj, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të administruara, shtetasi Petrit Mamaj, ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes”.

Sipas deklarimeve të marra na banorët e lagjes “Sheq i Madh”, Petrit Mamaj njihej si një person që kishte pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshorten e tij.

Banorët kanë deklaruar se mund të ketë qenë xhelozia ajo që ka çuar në krimin e rëndë. Pranë familjes pritet që në orët në vijim të mbërrijnë edhe dy fëmijët e çiftit nga Gjermania.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al