Incidentet me turistët e huaj që kalojnë verën në Shqipëri nuk kanë fund. Pas Mihal Kokëdhimës që terrorizoi turistët spanjollë në Porto Palermo, të tjera lajme të hidhura vijnë, kësaj here nga kryeqyteti.
Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha, shkruan në rrjetet sociale se një çift gjermanësh, kanë kallëzuar në Polici se një person iu ka rrëmbyer valixhen me sende personale.
Ndërkohë që më herët, një hungarezi i kanë thyer xhamat e makinës në Shëngjergj.










