• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas një dekade larg tapetit të kuq, Ryan Gosling dhe Eva Mendes surprizojnë me paraqitjen e përbashkët

06/03/2026
Pas një dekade larg tapetit të kuq, Ryan Gosling dhe Eva Mendes surprizojnë me paraqitjen e përbashkët

Ryan Gosling dhe Eva Mendes janë shfaqur së bashku në publik për herë të parë pas më shumë se një dekade. Çifti u shfaq në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku aktori kishte përgatitur një surprizë të veçantë për ditëlindjen e partneres së tij.

Gjatë emisionit, Gosling i kërkoi publikut të këndonte për Mendes, e cila ndodhej në prapaskenë. Një anëtar i stafit shkoi ta merrte, ndërsa aktori bëri shaka duke thënë se “mund të më gjeni në lumin Hudson nesër”. Kur Mendes doli në skenë mes duartrokitjeve të publikut, Gosling i kapi dorën dhe të dy u ngjitën së bashku në skenë.

Aktorja u shfaq me një stil casual, duke veshur një kardigan blu me vija të bardha të Louis Vuitton, që më parë ishte veshur nga Gosling në një paraqitje televizive. Ajo e kombinoi me xhinse të gjera me stil retro dhe një bluzë bardhezi me kopertinën e albumit të vitit 1980 “Double Fantasy” të John Lennon dhe Yoko Ono. Ndërkohë, Gosling kishte veshur një këmishë të zezë me pantallona të zeza dhe një xhaketë gri me kopsa të arta.

Moderatori Jimmy Fallon zbuloi se në publik ndodheshin edhe drejtues të bandës së shkollës North Bergen High School nga New Jersey, të cilët interpretuan këngën “Happy Birthday” për Mendes, ndërsa në skenë u shfaq një flamur me urimin për të. Momentin festiv e shoqëruan duartrokitje, konfeti dhe një puthje falënderuese nga Mendes për Gosling.

Kjo paraqitje publike vjen më shumë se 10 vjet pasi çifti u shfaq së bashku në tapetin e kuq në premierën e filmit “The Place Beyond the Pines” në vitin 2013. Gosling dhe Mendes u njohën gjatë xhirimeve të këtij filmi në vitin 2011 dhe që atëherë kanë zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes publike.

Çifti kanë dy vajza, Esmeralda dhe Amada, ndërsa Mendes në vitin 2022 la të kuptohej se ata janë martuar në privatësi. Ndërkohë, filmi i ri i Gosling, “Project Hail Mary”, pritet të dalë në kinema më 20 mars.

Related Posts

Fansat sulmojnë Harry Styles për biletat e turneut: Je lakmitar dhe i shkëputur nga realiteti
Paparazzi

Harry Styles dhuron 100 bileta për ish-shokët e shkollës së tij!

06/03/2026
Miri tregon çfarë i ka thënë bashkëshortja para se të hynte në “Big Brother VIP 5”
Paparazzi

Dasma e Selin dhe Gimbos, çfarë komenti bëri gruaja për Mirin?

06/03/2026
“Mos më prek!”/ Çfarë ndodhi?! Selin shpërthen në lot pas debatit me Rogertin
Paparazzi

“Mos më prek!”/ Çfarë ndodhi?! Selin shpërthen në lot pas debatit me Rogertin

06/03/2026
Ronaldo në rrezik? Dëmtimi i fundit mund t’i prishë ëndrrën e 1000 golave
Paparazzi

Ronaldo në rrezik? Dëmtimi i fundit mund t’i prishë ëndrrën e 1000 golave

06/03/2026
Khloe Kardashian po mendon të bëjë e vetme, pa partner, fëmijën e tretë
Paparazzi

Khloe Kardashian po mendon të bëjë e vetme, pa partner, fëmijën e tretë

06/03/2026
Unfollow me Keijsin/ Flet për herë të parë Ina Aderi
Paparazzi

Unfollow me Keijsin/ Flet për herë të parë Ina Aderi

06/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve

06/03/2026
Erdhi pranvera, temperaturat nga sot pësojnë rritje të madhe

Bëhuni gati për plazh, kërcejnë temperaturat në fundjavë

06/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al