• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas pandemisë, shqiptarët sërish në krye të listës për t’u larguar jashtë vendit

17/08/2020
Mbi 3 mijë shqiptarë kthehen në kufi nga policia, ja çfarë ka ndodhur

Në Shqipëri, pas mbylljes së karantinës së Covid-it, nga muaji qershor e në vazhdim ka një rritje të ndjeshme të kërkesave për azil nga shtetas shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian. Sipas studimit të publikuar nga revista Monitor të hënën, kërkesat për azil nga Shqipëria janë më të lartat krahasuar me vendet e Ballkanit dhe Europës. Studimi zbuloi një rritje të ndjeshme të kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian, duke nisur nga muaj qershor, kur mbaroi karantina, edhe pse ata nuk lejohet të udhëtojnë në hapësirën e BE-së gjatë pandemisë. Kryeredaktorja e revistës Monitor, Ornela Liperi, thotë se Shqipëria mban numrat rekord për aplikimet për azil në Ballkan dhe në Europë dhe ka shifra të krahasueshme vetëm me Gjeorgjinë.

“Ajo që është më tepër shqetësuese, është që nëse krahasohemi me vendet e tjera në gjithë botën në raport me popullsinë, edhe gjatë muajit qershor Shqipëria rezulton e dyta për aplikime në raport me numrin e popullsisë. Në qershor kishim 142 aplikime për 1 milionë banorë; gjë që na vendos të dytët në botë pas Sirisë. Në raport me popullsinë, shqiptarët duan të ikin nga vendi edhe më shumë se Afganistani, Kolumbia, Venezuela, që ishin vendet me më shumë kërkesa për azil në Bashkimin Europian në vlerë absoulute” – thotë zonja Liperi, kryeredaktorja e revistës Monitor.

Zonja Liperi thotë se shifrat janë shqetësuese për faktin se ndryshe nga Siria si vend në konflikt, Shqipëria është një vend i përfshirë në procesin e integrimit me Bashkimin Europian, ndaj edhe ka normën më të lartë të refuzimit të azilit nga shumë shtete.

Problem tjetër është numri i lartë i ri-aplikimeve për azil; 20 për qind e kërkesave për azil janë dorëzuar për herë të dytë, gjë që tregon vendosmërinë e aplikantëve shqiptarë për t’u larguar nga vendi, thotë ajo.

Një tjetër studim, i kryer nga organizata Uorld Vision me emigrantët e kthyer në Shqipëri nga vende të ndryshme, tregoi se shumica e tyre kërkojnë punë, pak e gjejnë atë, vetëpunësohen në biznese të vogla punëtorie apo ushqimore, bujqësi apo blegtori, por afro 60 për qind e emigrantëve të kthyer planifikojnë sërish për ri-emigrim,

“Jetesa për të rikthyerit në Shqipëri nuk është e lehtë dhe kanë nevojë për koordinim të përpjekjeve të gjithë aktorëve rajnalë dhe kombëtarë për të krijuar mundësi aftësimi professional dhe punësimi për ata. Duhet mbajtur parasysh se 59.7 për qind e shqiptarëve të kthyer planifikojnë që të ri-emigrojnë. Kjo e shton përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore ashtu edhe shoqërisë civile për të krijuar mundësi aftësimi dhe punësimi për të rikthyerit” – thotë Artina Morava, drejtuese programi në organizatën VVorld Vision.

Afro 98 për qind e emigrantëve të kthyer e kërkojnë punën, gjysma e tyre e kërkojnë punësimin përmes zyrave të punës, por pengesa kryesore mbetet kualifikimi i ulët profesional dhe shkollimi i pakët, por edhe me këtë nivel shkollimi dhe kualifikimi, ata mendojnë se jetojnë dhe paguhen më mirë me mirë në vendet perëndimore se san ë atdheun e tyre.

Në maj Shqipëria kishte 90 aplikime për azil, kishte 394 aplikime, pra, më shumë se sa katërfishim të shifrave, nga të cilat treçereku për herë të parë dhe pjesa tjetër janë ri-aplikime.

Në janar dhe në shkurt, kur udhëtimet ishin normale, kishte mesatarisht më shumë se 1 mijë aplikime në muaj për azil nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa në qershor, aplikimet arritën në gati 40% të nivelit të parakrizës.

Në 6-mujorin e 2020 rreth 3 mijë e 400 aplikime bënë shqiptarët për azil. Sipas një renditje ballkanike për qershorin, vendin e parë në aplikimet për azil e ka Shqipëria me 394 aplikime, të dytët renditen shtetasit e Kosovës me më pak se gjysmën e Shqipërisë me 185 kërkesa për azil, të ndjekur nga Serbia me 134, Bosnja me 97, Maqedonia me 44 dhe Mali I Zi është në fund me vetëm 10 aplikime për azil ne vendet e Bashkimit Europian. / VOA/

Related Posts

Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

Paralajmërimi/ “S’ka më ditë të bardha për këtë klasë politike, do mbyllen në qeli”

11/12/2025
Jepnin para me fajde/ Pranga për 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt (VIDEO)
Kryesore

Jepnin para me fajde/ Pranga për 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt (VIDEO)

11/12/2025
Karriera dhe dosjet e “nxehta” të Klodian Brahos
Kryesore

Karriera dhe dosjet e “nxehta” të Klodian Brahos

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Okazion luksi, Milan synon “bomberin” e Arsenal, Allegri “fërkon duart”

Okazion luksi, Milan synon “bomberin” e Arsenal, Allegri “fërkon duart”

13/12/2025
Liam Neeson sqaron qëndrimin e tij: Nuk jam kundër vaksinave

Liam Neeson sqaron qëndrimin e tij: Nuk jam kundër vaksinave

13/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al