Qyteti i gurtë, Gjirokastra është transformuar e gjitha pas një ndërhyrje për rehabilitimin e shtëpive karakteristike në “Qafën e Pazarit”. Me një investim dinjitoz nga AAF (Albanian American Fund), qyteti jugor është tjetërsuar në pamje, duke u bërë gati për sezonin e ri turistik. Rikonstruksioni i lagjes historike u bë pas konstatimit se qyteti i mbrojtur edhe nga UNESCO, kishte nevojë për një ndërhyrje urgjente teknike.