• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas ultimatumit të Ramës, ministrat dhe deputetët në terren për spastrimin e administratës nga LSI

20/11/2017
Pas ultimatumit të Ramës, ministrat dhe deputetët në terren për spastrimin e administratës nga LSI

Ministrat, deputetët dhe krerët e degëve të Partisë Socialiste janë vënë në lëvizje për spastrimin e militantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga administrata. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që brenda muajit të mos ketë asnjë militant në institucione dhe për këtë arsye ka nisur mobilizimi i të gjitha strukturave për të larguar drejtorët dhe nëpunësit e thjeshtë të emëruar nga Ilir Meta. Prej disa ditësh në bazë kanë nisur mbledhjet mes ministrave dhe deputetëve, për të detajuar planet se si do të vijohet më tej me hapat dhe mënyrën e procedimit të shkarkimit të militantëve të LSI.

Por ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se në shumicën e qarqeve dhe qyteteve të ndryshëm të vendit, të gjithë drejtorët e emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim jo vetëm që po rezistojnë dhe sfidojnë urdhrin e largimit, kërkuar nga qeveria, por e argumentojnë qëndrimin e tyre ende në detyrë, duke thënë se postet që mbajnë nuk janë politike. Të ndodhur përpara kësaj situate, mësohet se grupi i punës që po monitoron reformën në administratë, i ka dërguar kryeministrit Edi Rama listën e drejtorëve që refuzojnë të dorëhiqen.

Kështu, sa i përket qarkut Gjirokastër, drejtuesit e LSI-së që pritet të shkarkohen janë; Spiro Diamanti, te Drejtoria Rajonale e Institutit të Sigurimeve Shoqërore; Koçi Rapi te Drejtoria Rajonale e Bujqësisë; Eri Ndreu te Drejtoria e Arkivës Gjirokastër; Filip Vito te Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve; Kristaq Xha te Bordi i Kullimit; Nikolla Buka te Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve dhe Ahmet Çabej te Drejtoria Rajonale e Tatimeve. Mirëpo një gjë është e sigurtë, të gjithë këta drejtorë do të largohen nga këto poste, vetëm pasi të miratohet buxheti i vitit 2018, në sajë të së cilit do të rishikohet edhe numri i punonjësve të administratës. Megjithatë se çfarë do të ndodh më konkretisht, le të presim ditët në vijim.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

Nuk ka pushime për Dinamon, derbi dhe finalja i mbyllin vitin 2025

21/12/2025
Brooklyn Beckham bllokon të gjithë familjen në rrjete sociale, tensionet me David Beckham dhe Victoria Beckham përshkallëzohen

Brooklyn Beckham bllokon të gjithë familjen në rrjete sociale, tensionet me David Beckham dhe Victoria Beckham përshkallëzohen

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al