• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas vizitës së Steve Witkoff, të paktën 51 palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite

03/08/2025
Pas vizitës së Steve Witkoff, të paktën 51 palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite

Përshtatur në shqip, artikull i L’Orient Le Jour
Qetësia e lehtë e vërejtur gjatë vizitës së të dërguarit amerikan në Rripin e Gazës nuk zgjati. Të paktën 51 palestinezë janë vrarë që nga agimi i së shtunës gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë izraelite në të gjithë Gazën, vetëm një ditë pas vizitës së të dërguarit të posaçëm amerikan Steve Witkoff në enklavë.
Sipas burimeve mjekësore të cituara nga televizioni Al-Jazeera, mbi njëzet viktima janë dërguar në spitale pas një serie bombardimesh që goditën rajone të ndryshme në qendër dhe jug të Gazës. Spitali “Nasser” në Khan Younis raportoi se ka pranuar trupat e pesë viktimave, mes tyre një nënë dhe vajza e saj, pas dy sulmeve të ndara ndaj tendave të të zhvendosurve në zonën e al-Mawassi.
Ndërkohë, në zonën mes qyteteve Zawaida-s dhe Deir al-Balah, një sulm ajror shkatërroi një shtëpi, duke lënë të vrarë dy prindërit dhe tre fëmijët e tyre, sipas shërbimeve të emergjencës të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.
Pas vizitës së Steve Witkoff në një qendër të GHF-së, e cila solli një moment qetësie, sulmet rifilluan, përfshirë edhe qendrat e shpërndarjes së ndihmës humanitare të mbështetura nga SHBA dhe Izraeli. Sipas spitaleve në zonë, të paktën 27 persona u vranë gjatë ditës nga të shtënat izraelite pranë korridoreve të Netzarim dhe Morag, në jug të enklavës. Po ashtu raportohet për mbi 100 të plagosur.
Uria vret në heshtje
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë vdekje të reja për shkak të urisë, përfshirë një fëmijë. Bllokada e vazhdueshme izraelite që pengon hyrjen e ndihmës humanitare që prej fillimit të luftës ka shkaktuar deri më tani vdekjen e 169 palestinezëve nga uria, përfshirë 93 fëmijë.
Këto viktima të reja e çojnë në të paktën 60 mijë e 430 numrin total të të vrarëve palestinezë që nga fillimi i ofensivës izraelite në tetor 2023, si dhe 148 mijë e 722 të plagosur. Prej tyre, 1 mijë e 422 janë vrarë gjatë shpërndarjes së ndihmave nga GHF, sipas të dhënave zyrtare palestineze.
Hamasi: Nuk i dorëzojmë armët
Pas deklaratës së Witkoff , i cili pas vizitës në Gaza tha se Hamas “është i gatshëm të çarmatoset”, dega ushtarake e Hamasit reagoi përmes rrjetit Telegram duke theksuar se:
“Rezistenca dhe mbajtja e armëve janë një e drejtë kombëtare dhe ligjore për sa kohë që vazhdon pushtimi izraelit.”
Hamasi thekson se kjo e drejtë njihet nga traktatet dhe normat ndërkombëtare dhe nuk do të hiqet dorë prej saj deri në realizimin e të gjitha të drejtave kombëtare palestineze, përfshirë krijimin e një shteti të pavarur me kryeqytet Jerusalemin.
Po ashtu, lëvizja palestineze e cilësoi vizitën e Witkoff si një “inskenim të qëllimshëm për të mashtruar opinionin publik dhe për të zbardhur imazhin e ushtrisë izraelite”.
Hamasi publikoi gjithashtu një video të re në Telegram, ku shfaqet Evyatar David, një nga pengjet izraelite që ndodhet ende i gjallë në Gaza. Ai është një nga 22 të mbijetuarit nga 49 pengje që mbahen aktualisht nga Hamas.
Më herët, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Eyal Zamir deklaroi se:
“Nëse negociatat për lirimin e pengjeve dështojnë, luftimet do të vazhdojnë pa ndërprerje.”
Sipas një raporti të CNN, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shtyrë marrjen e një vendimi mbi hapat e ardhshëm ushtarakë në Gaza, në rast të mungesës së një armëpushimi. Opsionet në shqyrtim përfshijnë rrethimin total të qytetit të Gazës dhe qendrave urbane, madje edhe “pushtimin” e tyre të plotë, sipas burimeve pranë qeverisë izraelite.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miley Cyrus kthehet me një homazh për Hannah Montana për 20 vjetorin: Do të jem gjithmonë pjesë e saj

Miley Cyrus kthehet me një homazh për Hannah Montana për 20 vjetorin: Do të jem gjithmonë pjesë e saj

18/02/2026
Champions, trajneri i Bodo/Glimit: Respekt për Interin, por do t’ua vështirësojmë jetën

Champions, trajneri i Bodo/Glimit: Respekt për Interin, por do t’ua vështirësojmë jetën

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al