• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pashkët në Shqipëri, mbahen mesha në disa qytete të vendit

20/04/2025
Pashkët në Shqipëri, mbahen mesha në disa qytete të vendit

Besimtarët e katolikë dhe ortodoksë në mbarë vendin kremtuan festën e Pashkës me meshat që u mbajtën në të gjitha kishat ortodokse dhe ato katolike. Në Tiranë, mesha për besimtarët katolikë u mbajtën në Katedralen e “Shën Palit” me peshkopi Arjan Dodaj i cili udhëhoqi meshën duke iu drejtuar të gjithë besimtarëve me disa nga fjalët e shenjta të kësaj vigjiljeje të Pashkëve. Kremtimi u bë edhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës ku mesha u drejtua nga Krypeshkopi Joan, i cili dha mesazh shprese.

Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar festën e pashkëve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë. Mesha u drejtua At Ilia Kotnani, i cili në mesnatë njoftoi “Ringjalljen e Krishtit”, nën tingujt e kambanave e ndezjen e qirinjve me dritën e shpresës, me fjalët “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”. Besimtarët që kishin mbushur sheshin para Katedrales dhe përgjatë pedonales së qytetit, morën dritën e qirinjve dhe e çuan sipas traditës në shtëpitë e tyre me shpresën se kjo “Pashkë do të sjellë më shumë mbarësi”.

Edhe besimtarët katolikë në Lezhë, me qirinjtë e lutjes në duar, që simbolizojnë dritën e përjetshme, kremtuan pashket. Ata ju bashkuan meshës së shenjtë që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit, e cila u mbajt në katedralen e “Shën Nikollit”. Rituali i cili zgjati deri në mesnaten e së shtunës, u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës monsinjor Otavio Vitale i cili në fjalen e tij para besimtareve, duke ju referuar simbolikës së festës së pashkëve tha kjo është natë që shpëton mbi tokë besimtaret dhe Jezu Krishtin nga mekati dhe korrupsioni i botes.

Gjithashtu qindra besimtarë të krishterë në Vlorë i janë drejtuar Kishës së Shën Theodhorit. Ndërsa kanë pritur mesnatën duke marrë edhe flakën e shenjtë nuk ka munguar urimi Gëzuar Pashkët. Urimi është përcjellë pas meshës nga At konstandin Prifti si edhe nga besimtarët vlonjatë.

Në qytetin e Beratit, ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” nga Imzot Asti, i shoqëruar nga At Johan Qako dhe At Petraq Simsia. Ceremonia e shenjtë e pashkëve u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë, të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë.

Qindra besimtarë ortodoksë iu bashkuan meshës së shenjtë të Pashkëve në kishën e Shën Gjergjit në Fier. Mesnata që shënoi edhe ringjalljen e Krishtit kulmoi në sheshin jashtë oborrit të kishës, ku të gjithë besimtarët ndriçuan qytetin me dritën e Zotit, me qirinj në duar.

Edhe në kishën katolike të shënjtërve “Pjetri e Pali” në Lushnjë, qindra besimtarë katolikë kanë marrë pjesë në liturgjinë e drejtuar nga dom Paulini. Kremtimet filluan në oborrin e kishës pranë zjarrit që u bekua dhe në fund u ndez qiriu që simbolizon zotin Jezu Krisht. Pas hyrjes në kishë, të gjithë pjesëmarrësit morën dritë nga drita e Jezu Krisht.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al