• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pasi i ‘shau’ Berishën, kreu i PD Gjirokastër sulmon presidentin e Kosovës: Thaçi i lajthitur dhe kaps. Dihet ku e ka vendin

05/08/2018
Roland Bejko fton demokratët: Merrni pjesë masivisht në votim, t’i japim frymë një opozite të fuqishme

Nga Roland Bejko

(Është bela me të paditurin sepse atë nuk e iluminon dot as karrigia e Presidentit të Republikës, as pasuria marramendëse, as luksi ku jeton… Ato të mbushin stomakun dhe kuletën, por jo trurin. Trurin ta mbush dija!)

Deklarata e Presidentit të Kosovës z. Hashim Thaçi që anatemoi me nënkuptim ish-Presidentin dhe ish Kryeministrin e Shqipërisë z. Sali Berisha duke i kërkuar në një farë mënyre këtij të fundit të mbyllë gojën për zhvillimet e fundit të papritura në Kosovë, është dëshmia më e mirë e një niveli katastrofik të inteligjencës dhe kulturës politike të këtij njeriu që edhe pse ka tërë jetën në krye të politikës kosovare ende nuk ka mësuar ABC -në e komunikimit politik, diplomatik dhe institucional.

Presidentit të çdo shteti ja do detyra të karakterizohet nga URTËSIA dhe jo nga emotiviteti.

Qëndrimet institucionale nuk formulohen mbi bazën e thashethemeve që burojnë nga mejhanet apo qoftoret e Kosovës, për më tepër kur e di se bëhet fjalë për z. Berisha, liderin më karizmatik për popullin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve së bashku me Dr. Rrugovën.

Nuk i falen një presidenti gafa të tilla! Po staf këshilltarësh, a ka ky personalitet i lartë shtetëror?!

Si mund të reagojë Presidenti kështu, sikur me qenë çun lagjeje fiks në momentin më delikat të historisë së kombit shqiptar që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e që ngjan si zgjatim i 1913-ës ?!

Apo ndoshta me deklaratën e dytë, këtë ndaj z.Berisha deshi të mbulonte deklaratën e parë, atë se “… do të ketë vetëm një korrigjim kufijsh…”, por që mesa duket është një pazar i mbyllur shkëmbim territoresh me Serbinë. (?!)

E gjithë kjo është tregues i mungesës së inteligjencës së z. Thaçi, pasi në një rast të tillë kaq delikat atij nuk i lipset konflikti dhe armiqësia me z. Berisha, por kompromisi dhe miqësia me të për shkak të ndikimit përcaktues të tij mbi shqiptarët. Tek e fundit z. Berisha pohoi një të vërtetë të frikshme kur tha se rishikimi i kufijve të Kosovës do të hapte Kutinë e Pandorës në Ballkan.

Nga kjo sjellje kuptojmë se z. Thaçi nuk është konsultuar më parë me asnjë prej faktorëve relevantë të shqiptarëve, dhe korrigjimi i kufijve i bie që të jetë ide e tij dhe klanit që ka pranë.

Gjithsesi, vështirë se mund të mbulohet dielli me shoshë.

Tani në fakt, duhet të mos merremi më me lajthitjen e z.Thaçi ndaj z. Berisha, sepse kjo është ashiqare e dukshme që është thjesht një kapsllëk truri,  kompleks inferioriteti personal i tij ndaj këtij të fundit sepse dihet që kur flasin të dy njëherësh kosovarët do dëgjojnë vetëm zërin e Berishës, ndaj ne duhet ta fokusojmë vëmendjen tonë tek pazari i rrezikshëm i zhvendosjes së kufijve Kosovë-Serbi. Ai është sebepi i vërtetë, dhe e vërteta e hidhur e këtij nervozizmi.

Një deklaratë e tillë pa konsensus të gjerë mund të na çojë në luftë !

Nëse z. Thaçi ka rënë paraprakisht dakord fshehtas  me Serbinë dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë për kalimin e veriut të Kosovës Serbisë pa pyetur më parë popullin e Kosovës që ka derdhur gjakun e bijve të vet për lirinë e saj dhe karriget e përjetshme të Hashimit, atëherë kjo po që është tradhti kombëtare.

Dhe tradhtarët dihet se ku e kanë vendin në histori. Gjithsesi, rasti i këtij njeriu na dëshmon se i padituri sado trim që të jetë, është rrezik real për njerëzimin kur i besohen fatet e një populli të tërë, për më tepër kur bëhet fjalë për Ballkanin.

Ndaj, le të lusim zotin që pengjet dhe marrëzitë e tij për të hyrë i vetëm në histori të mos i paguajnë shtrenjtë shqiptarët në një botë që po ndryshon shpejt dhe çuditshëm, nën ritmet që ia dikton asaj Presidenti Donald Trump nga njëra anë dhe këta të tjerët nga Lindja jonë nga ana tjetër.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vajza e parë “Bond” pretendon se humbi 16 milionë paund nga ish-menaxheri i saj: Më mashtruan

Vajza e parë “Bond” pretendon se humbi 16 milionë paund nga ish-menaxheri i saj: Më mashtruan

19/03/2026
Miqësorja kundër Uzbekistanit, trajneri Bushi: Të ndërtojmë një ekip të fortë, konkurrues & solid

Miqësorja kundër Uzbekistanit, trajneri Bushi: Të ndërtojmë një ekip të fortë, konkurrues & solid

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al