“Paska dhe male mbi male që të cajnë mes për mes!”. Kjo ishte kënga që iu dedikua kryeministrit Edi Rama nga grupi polifonik ‘Zëri i bilbilit’ teksa po bëhej inagurimi i hapjes së aksit rrugor Kardhiq-Delvinë. Grupi polifonik nuk kurseu lavdet për kryeministrin Rama, për të cilin këndoi:
“Nisën punimet e para në janar 2007, po i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat.”, thuhej ndër të tjera në këngë. Më poshtë teksti i plotë:
I thotë qafa e Skërficës
Luvadhit dhe Gramatesë
Paska dhe male mbi male
Që të çajnë mes për mes.
Tre janë emrat që ja bënë
Këtë dhuratë labërisë
Damjani edhe Balluku
Dhe kreu i qeverisë
Nisën punimet e para
Seneja 2000 e shtatë
Por e sosi Edi Rama
Më pak se gjysëm mandatë
Ti e lidhe labërinë
Me rrugë kryq e terthorë
Kurveleshin me Himarën
Tepelen Kuç edhe Vlorë.
Këtu mezi shkonin trimat
Për Senicë e Taroninë
Tani lidhet me tunelin
Gjirokastra me Delvinë
Mbaso do merren me grupin
Që e mburrëm qeverinë
Kush punon për këtë truall
Këngën labe ka shpërblim