Pasuritë e paluajtshme dhe llogaritë bankare të zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe të fëmijëve të tyre, shtrihen nga Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqia, Italia, Spanja, Gjermania etj.
Ka një perceptim të opinionit publik dhe dyshime të forta se, pasuritë e padeklaruara, pra të fshehura jashtë vendit, arrijnë qindra milionë euro, pasi ILDKP ka zbuluar se, vetëm një grup i ngushtë funksionarësh, vitet e fundit, kanë fshehur rreth 40 milionë euro pasuri.
Sa i përket qarkut Gjirokastër, dy deputetë të këtij qarku kanë deklaruar pasuri jashtë vendit. Eshtë fjala për Vangjel Tavon (LSI) dhe Anastas Angjelin (PS). Vangjel Tavo, gjatë vitit 2016, ka shitur një shtëpi që kishte në pronësi në Pire të Greqisë, me vlerë 90 mijë euro. Ndërsa Anastas Angjeli ka blerë apartament për motrën në Greqi, me sipërfaqe 70 m2, me kredi.